Arrestimi në Shqipëri i krahut të djathtë të bosit të mafies, gazetarja zbardh detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje mbi arresimin e rusit Igor Kokunov, i cili po mbahet në paraburgimin 313 në Tiranë. Lala shkruan se rusi u arrestua që me 28 gusht dhe lajmin ka marrë dhenë.

Rusi Igor Kokunov po mbahet në paraburgimin 313 në Tiranë. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e arrestit me burg me afat 40 ditor në pritje të kërkesës për ekstradim nga Moska ku është i dënuar për mashtrim dhe zhvatje….

Ai u arrestua me 28 gusht 2023 në piken e kalimit kufitar të Muriqanit!

Lajmi ka marre dhenë prej ditësh e ditësh, tani na dilka që shumë pak e dinë.-shkruan Lala.

Ndërkohë Lala ka publikuar edhe njoftimin e policisë për këtë rast.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscoë”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia.

Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscoë”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi.

Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë.”-thuhet në njoftimin e policisë./   S.M

Të fundit

Problemet e shëndetit mendor, pse çrregullimet bipolare përkeqësohen në bipolare

Problemet e shëndetit mendor, mund të prekin këdo. Ekspertët e psikiatrisë theksojnë se gjendjet janë të shumta, nisur nga...

Jorida Tabaku publikon spotin elektoral si kandidate e PD-së për qarkun Tiranë

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun Tiranë, Jorida Tabaku, ka publikuar spotin e saj elektoral në kuadër të zgjedhjeve të...

Shkatërruan lokalin për ta plaçkitur, kamerat tradhtojnë 2 hajdutët

Tentuan plaçkitjen e një lokali gjatë natës duke thyer xhamat, me qëllim vjedhjen e xhiros ditore, arrestohen nga policia 2 të dyshuarit, njëri prej...

Teleskopi më i madh diellor në botë kap një imazh të Diellit me detaje të mahnitshme

Një imazh i ri i Diellit i marrë nga teleskopi diellor më i madh në botë tregon sipërfaqen e yllit tonë më të afërt me detaje...

Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve…

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të...

Lajme të tjera

Web TV