Sulmet me raketa në Izrael/ Berisha: Po dëmtohet procesi historik i paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj Izraelit mëngjesin e kësaj të shtune.

Përmes mesazhit të tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, ky sulm po cënon procesin historik të paqes mes dy vendeve.

Ndër të tjera shkruan se PD e dënon ashpër sulmin dhe mbështet Izraelin në përballimin e këtij sulmi.

“Sulm terrorist ndaj Izraelit!

Grupe terroriste të Hamas ndërmorën nga Gaza një sulm terrorist të befasishëm me artileri dhe infiltrime të terroristëve në territorin e Izraelit. Breshëri predhash artilerie janë hedhur në Telaviv dhe Jeruzalem.

Nga ky sulm terrorist kanë vdekur 22 qytetarë të pafajshëm dhe janë plagosur rreth 250 të tjerë. Nderkohë kryeministri Netanjahu ka deklaruar se Izraeli është në luftë dhe ushtria izraelite ka filluar goditje të forta ajrore kundër grupeve terroriste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm terrorist, që ka si synim të dëmtojë procesin historik të paqes me vendet arabe në të cilin janë angazhuar Izraeli dhe këto vende në kuadrin e marrëveshjeve Abraham, Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë të saj, Izraelit dhe qeverisë së tij në përballimin e këtij sulmi të pabesë dhe ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Izraelit dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve të këtij sulmi barbar terrorist”, shkruan Berisha./   S.M

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV