Moti i ngrohtë mbush plazhet edhe në Tetor/ Rezervime, deri në Nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i mirë në këtë fillim Tetori, ka favorizuar të gjithë qytetarët, por edhe turistët që nuk i thonë dot “mirupafshim” plazhit.

Nuk janë vetë vizitorët nga trevat shqipfolëse që frekuentojnë bregdetin shqiptar, por edhe turistët nga Vendet Nordike dhe të Evropës Perëndimore, të cilët vijnë për të zbuluar Shqipërinë. Sipas operatorëve, ato janë të rezervuar deri në Nëntor në Durrës.

“Është një periudhë shumë e mirë dhe pronotime ka, kështu që themi që sa më shumë të zgjatet turizmi, aq më mirë është për ekonominë shqiptare dhe për sektorin e turizmit.”

Pritshmëritë për sezonin e ardhshëm veror 2024 mbeten akoma edhe më të larta, ndërsa turoperatorët po lidhin kontrata edhe me vende të reja.

“Pronotime për vitin tjetër ka edhe ajo që ne na bën optimist është që ka prenotime nga e gjithë bota.”

Edhe në Lezhë, plazhet nuk mbeten bosh. Shëngjini mbetet i preferuar veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës.

“Edhe kam zgjedhur këtë kohë për shkak të kohës sepse është shumë klimë e mirë. Pritja është shumë e mirë, e çdo gjë është ok.”

“Prej 5 ditësh jemi këtu dhe po kalojmë shumë bukur. Uji është fantazi, e papërshkrueshme për këtë kohë.”

“Shumë mirë. Sivjet më mrekullueshëm është.”

Turoperatorët thonë se vijojnë ende prenotimet edhe përgjatë muajit Tetor ku nga të huajt, kryesojnë turistët polakë dhe gjermanë.

“Janë duke ardhur goxha. Të huajt kanë qenë kryesisht polakë, gjermën, çekë.”

Në bregdetin e Ardiatikut, një nga plazhet më të frekuentuara mbetet Shëngjini/   S.M

Të fundit

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajme të tjera

Web TV