Një 30-vjeçar shqiptar me iniciale G.D, i arrestuar të shtunën më 7 tetor për rihyrje të paligjshme në territorin kombëtar italian është lënë në arrest shtëpie.
Shqiptari u ndalua teksa drejtonte një Citroen C3 dhe ndodhej me dy bashkatdhetarë të tjerë në makinë.
30-vjeçari ka shfaqur një qëndrim dyshues gjatë kontrollit.
Pas hetimeve, karabinierët zbuluan se ai kishte një histori krimesh kundër personit dhe pronës dhe ndaj tij kishte një urdhër dëbimi të lëshuar nga gjykata e Veronës më 17 prill.
Më pas 30-vjeçari është vënë në pranga. I ndihmuar nga avokatja e tij, Annamaria Ferriero, 30-vjeçari pranoi akuzat, duke shpjeguar se është kthyer në Itali 10 ditë më parë pavarësisht dëbimit, sepse këtu jetojnë prindërit, partnerja dhe djali i tij.
Në fakt, i dyshuari, edhe pse ilegalisht në territorin kombëtar, do të jetonte në Marcianise me partneren e tij dhe gjithashtu do të punonte në të zezë, në një kompani pastrimi.
Prokurori Antonio Fabozzi kërkoi ndryshimin e masës dhe e la në “arrest shtëpie.”/E.T