Lufta në Izrael, 35 batalione të ushtrisë vendosen në kufirin e Gazës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmeve nga Hamasi forcat izraelite kanë nisur përgatitje për një operacion tokësor në Gaza.

Një zëdhënës i IDF-së njoftoi se 35 batalione janë dislokuar pranë Rripit të Gazës, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për krijimin e infrastrukturës për të realizuar operacione të mëtejshme.

Gjithashtu u bë e ditur se qeveria izraelite ka dhënë ‘dritën jeshile’ për mobilizimin e të paktën 360 mijë rezervistëve, një numër ky i rritur në krahasim me të dhënat e raportuara më herët.

Ndër të tjera kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në fjalimin e tij të zhilluar më herët paralajmëroi se Izraeli do t’i përgjigjet çdo sulmi.

“Çdo vend në të cilën vepron Hamasi do të kthehet në gërmadha. Të gjithë armiqtë tanë e dinë se sulmi ndaj Izraelit ishte një gabim i tmerrshëm. Kundërpërgjigja jonë do të mbetet në histori”, ka thënë ndër të tjera Netanyahu./I.S

Të fundit

Rama tregon pse ndërtimet në Theth s’u ndaluan në kohë

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e...

Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

Opinion nga Noa Galili, përshtatur në shqip Në fillim të javës, temperaturat në Rripin e Gazës arritën në 37°C. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i...

Një odise e seksit dhe vdekjes. Kryevepra e Millet që elektrizoi artin modern

Nga Jonathan Jones Ishte Salvador Dalí ai që e ktheu një skenë të vogël dhe të përqendruar rurale me titull “Engjëlli i Zotit” (The...

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit,...

“Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të publikojë disa dokumente ligjore që...

Lajme të tjera

Web TV