I mbijetoi masakrës së Hamasit, flet e reja: Bëra sikur kisha vdekur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga ngjarjet më të tmerrshme të fundjavës në Izrael filloi me një festë. Festivali përfundoi në tragjedi pasi qindra pjesëmarrës në festival u vranë nga persona të armatosur të Hamasit, në një sulm të paprecedentë ndërkufitar.

Vajza që i mbijetoi sulmit, Shea Golin, tha për BBC se mbijetoi vetëm sepse u shtir si e vdekur duke u shtrirë mbi trupa të tjerë

“Unë thjesht jam shtrirë mbi të vdekurit për t’u dukur si një prej tyre. U befasova kur u zgjua një vajzë. Isha aq e lumtur që dikush ishte gjallë me mua, sepse mendoja se isha i vetmja e gjallë”, tha 22-vjeçarja.

Golin dhe vajza tjetër e mbijetuar, e cila pësoi lëndime në kokë, u futën në një veturë aty pranë dhe u përpoqën të arratiseshin. Në fund, ato u shpëtuan nga ushtarët izraelitë.

“Njerëzit po vdisnin rreth nesh. Ndihem sikur isha në ferr”, tha ajo.

Më shumë se 260 trupa u gjetën të vrarë në vendin ku u mbajt festivali./   S.M

Të fundit

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet...

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë...

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi kodrat e Podgoricës dhe tymi i barutit ende errëzonte qiellin, një trup shqiptar ra mbi...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë,...

Lajme të tjera

Web TV