Situata në Izrael/ Paralajmëron kryetari i Komunitetit Hebre në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Amos Dojaka, në një intervistë për emisionin “Ditari”, në A2 CNN foli mbi situatën në Izrael pas shpërthimit të konfliktit më 7 tetor.

Dojaka tregoi pikëpamjet e tij pse konflikti nisi në këtë moment dhe pasojat nga sulmi i përgjakshëm që i ka marrë jetën deri tani mijëra personave nga të dyja krahët e luftuesve mes të cilëve shumica civilë, fëmijë dhe të moshuar.

Kreu u komunitetit hebre theksoi se qetësia e këtyre momenteve duket si qetësia para një stuhie.

Ai nuk la pa përmendur edhe faktin se terroristët shfrytëzuan momentin kur Izraeli është në një kaos të brendshëm prej një viti për shkak të protestave kundër reformës në drejtësi të nisur nga qeveria.

Dojaka shpreson që ky konflikt i përgjakur mes Izraelit dhe Hamasit të përfundojë ciklin e gjatë të përplasjeve.

Ai ndër të tjera u shpreh se Irani dhe Katari janë të interesuara që konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve të vijojë dhe i citoi këto dy vende si mbështëse me logjistikë dhe financa të grupimit të Hamasit.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Zoti Dojaka ju jeni në Tiranë megjithatë keni njerëz të afërm, miq, familjarë në Izrael, nëse po në cilin qytet dhe a keni patur komunikim normal për gjatë këtyre ditëve?

Dojaka: Janë ditë të vështira këto për kombin hebre gjithandej jo vetëm për ata që jetojnë në Izrael por edhe ata që jetojnë nëpër botë.

Pamjet siç kemi parë nëpërmjet masmedias ose siç kemi dëgjuar nga njerëzit aty janë shumë të rënda.

Gazetarja: Si është situata, pas 5 ditësh duket sikur ka një lloj qetësie në Izrael apo jo, mbetet po aq e tensionuar?

Dojaka: Tashti ka ardhur një farë qetësie por mendoj që është një qetësi para një stuhie. Për arsye se siç është transmetuar në këto 5 ditë, janë zhdukur fëmijë foshnjë, masakër mbi foshnje. Flitet për të rinj të zhdukur, 260 të rinj që qenë duke festuar së bashku, flitet për njerëz të pafajshëm flitet për mbi 150 njerëz të rrëmbyer, domethënë të tilla raportime ose të tilla shifra nuk ka Izraeli që në 1948. Kështu që në të tilla raste të gjithë janë mobilizuar. Ka një mobilizim total të të gjithëve, të gjithë popullsisë.

Gazetarja: Konflikti më i fundit mos gaboj ka qenë ai i majit të këtij viti, para disa muajsh, u gjet një lloj gjuhe e përbashkët, u vendos një armëpushim që mesa duket u thye në këtë rast nga Hamasi me sulmet e befta të mëngjesit të së shtunës. Kishte një lloj përgatitje shpirtërore apo edhe fizike edhe me shtëpitë edhe me armatim pse jo të popullsisë civile në Izrael?

Dojaka: Kjo është një gjë më se normale në jetën e përditshme të Izraelit. Gjithmonë Izraeli është i gatshëm për t’iu përgjigjur kujtdo sulmi edhe popullsie. Siç e shihni pjesa më e madhe e ushtrisë janë rezervistët. Rezervistët do të thotë janë civilët që kanë mbaruar dikur ushtrinë, pasi në Izrael meshkujt bëjnë 3 vjet ushtri ndërsa femrat bëjnë 2 vjet ushtri. Dje dëgjova një lajm që kanë ikur turistë izraelitë, djem të rinj që janë nëpër botë kanë lënë menjëherë pushimet sipas thirrjes që është bërë janë kthyer të gjithë, me avionë si e kanë gjetur mundësinë dhe janë kthyer të gjithë të paraqiten në bazat e tyre ushtarake që qenë të gatshëm për të mbrojtur vendin.

Gazetarja: Po mes qytetarëve izraelitë që kanë zgjedhur ndoshta Tiranën për hir të profesionit të tyre mund të jenë kthyer?

Dojaka: Nuk ka, të gjithë janë kthyer, të gjithë janë aty.

Gazetarja: Po ata që janë këtu mund të jenë kthyer?

Dojaka: Mund të jenë kthyer në qoftë se ka patur thirrje. Por deri tani sipas informacioneve që unë kam nuk ka njerëz që janë kthyer pasi thirrja është për ata deri në moshën 40-vjeç.

Gazetarja: Ju keni udhëtuar, kur ka qenë hera e fundit që keni udhëtuar?

Dojaka: Para një viti kam qenë në Izrael, jam pjesë e shoqërisë izraelite është situatë e qetë në atë qetësinë tonë të përditshme ne quajmë të qetë po unë nuk e di.

Gazetarja: Në alert gjithë kohës apo…?

Dojaka: S’është alert. Izraeli është një shtet evropian, si në gjithë pjesën e Europës, është një shtet modern, është një shoqëri civile me një demokraci të jashtëzakonshme.

Gazetarja: Nuk jeton me mendjen apo me frikën e një sulmi të befasishëm siç ishte ai i 7 tetorit?

Dojaka: Izraeli përtej anës militare është një shtet super i përgatitur, është një shtet që ka një ushtri nga më të fuqishmet në botë dhe është gjithë kohës është në gatishmëri por kjo nuk reflekton në pjesën tjetër të popullatës. Kjo është pjesë e Izraelit. Por si kësaj here me këtë lloj terrori nuk ishte parë ndonjëherë dhe kjo është edhe më tepër, kufijtë janë kthyer përsëri, por humbja e madhe e jetës sikur ka ndodhur një luftë me vitin 1973, me 11 shtatorin, bilës ka ca që e çojnë me kohën e largët të holokaustit, pamje të kësaj natyre, një urrejtje e pashoq pasi për arsye se dhe me një ushtar rob ka konventë ndërkombëtare si mund të sillesh dhe jo me një foshnje 8 muajsh.

Lexo edhe :  Paralajmërimi i shkencëtarëve: Vera e ardhshme, do të jetë e treta më e nxehta në histori

Gazetarja: Ligjet ndërkombëtare i ka kujtuar edhe zoti Borrell teksa ka dënuar apo kritikuar kundërpërgjigjen e Izraelit në Gaza pasi edhe atje po e vuajnë më shumë gjithë këtë sulm janë civilët nga foshnjat deri të moshuarit me zona të tëra të shkatërruara flasin për humbje në jetë njerëzore dhe jo ushtarë. Ende sot zoti Dojaka, 5 ditë nga nisja e luftës, edhe nga kontakte që ne kemi pasur me shqiptarë që jetojnë në Izrael sidomos në pjesën e veriut që ndoshta është me e qetë dhe e pa përfshirë në këtë vrull sulmesh, ka frikë që edhe atje të mund të ndodhë e njëjta gjë?

Dojaka: Po është grupi tjetër terrorist i Hezbollahut siç është grupi tjetër terrorist i Hamasit që janë të dy të subvencionuara të armatosur, të trajnuar nga Irani dhe Katari.

Gazetarja: Ka patur paralajmërime në veriun e Izraelit?

Dojaka: Po ka patur raste, bile edhe mbrëmë ka pasur incidente sporadike por ushtria është në gatishmëri.

Gazetarja:  Pse tani, pse rindizet ky konflikt, pse rikthehet, pse me sulme kaq të ashpra, me këtë terror, me këto masakra që po kryen, pse tani?

Dojaka: Ky moment ishte momenti më i mirë për terroristët për arsye se ka rreth një vit që ka një kos të përgjithshëm në Izrael për shkak të protestave të vazhdueshme dhe protesta nuk bëhet fjalë për 10 veta, janë masive me miliona njerëz dalin në sheshe për arsye se, që ju thashë më parë. se demokracia në Izrael është e jashtëzakonshme d.m.th sot Netanyahu është kryeministër por nga ana tjetër është i thirrur në gjyq, ka një proces të hapur dhe njerëzit nuk dëshirojnë absolutisht t’i preket drejtësia që është një gjë e paprekshme për Izraelin. Për këtë arsye janë ngritur të gjithë. Prandaj unë them që ka qenë momenti që terroristët kanë shfrytëzuar ka pasur pakënaqësi te rezervistët ka qenë një kaos total i shoqërisë brenda për brenda.

Gazetarja: Autoritetet në Izrael janë shprehur se kundërsulmi i Izraelit vetëm ka nisur, do të intensifikohet edhe më tej, pritet një luftë e gjatë, çfarë thonë ata me të cilët ju komunikoni çdo ditë, pra janë të përgatitur, kanë vendstrehimet e tyre ndoshta nëntokësore, janë përgatitur edhe në ushqime në veshje për të përballuar dimrin?

Dojaka: Aty janë rreth 300 mijë rezervistë që janë tani të gatshëm në kufirin me Gazën dhe po pjesa tjetër e popullatës është goxha e përgatitur, siç ju thashë Izraeli është i përgatitur për raste të tilla nuk ka absolutisht asnjë kaos asnjë hamendësim çdo gjë është e qartë, njerëzit janë të trajnuar, ushtarët gjeneralët çdo gjë është e përgatitur. Problemi është thjesht për arsye të kohës ku ata do vendosin që të ketë një mësymje. Pritet një marrëveshje midis 150 dhe ndoshta dhe më shumë të njerëzve që janë rrëmbyer nga krahu tjetër, pritet një marrëveshje nëse nuk do ketë edhe ata do jenë pjesë e ekzekutimeve.

Gazetarja: Nëse lufta zgjat një javë një muaj apo edhe më gjatë, do jetë deçizive për t’i dhënë fund këtij konflikti që herë pas here edhe rindizet?

Dojaka: Unë besoj që kësaj here do jetë fundi i kësaj lufte për arsye se nuk ka kuptim, njëherë dy raketa lëshohen për arsye se dhe këto raketa që lëshohen nga Hamasi e të tjerë nuk janë raketa që i drejtohen ndonjë garnizoni ushtarak, ndonjë pike policie. Këto lëshohen dhe bien mbi ndërtesa, kopshte, shkolla, çerdhe në të tilla objekte, nuk ka një objekt të caktuar. Dhe terrorit nuk mundet më t’i rezistosh. Nuk ka paqe me terroristët për arsye se u bë kaq vite që negociohet nëpërmjet negociuesve amerikanë, egjiptianë etj, etj., por përsëri mbas dy vjetësh fillon e njëjta gjë dhe këto shtete siç është Irani dhe Katari janë shumë të interesuara që ta mbajnë konfliktin ndezur nuk kanë interes që aty të ketë paqe. Ata duan non stop që aty të ketë diçka që Izraeli të jetë gjithmonë i fokusuar tek ajo luftë që ndodh midis Hamasit dhe Izraelit. Por them që kësaj here do i vijë fundit pavarësisht kostove që do ketë nga ana humane.

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit rrezikojnë burg përjetë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Projektet hekurudhore/ Balluku: Qeveria mund të mundësojë një pjesë të tyre

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për hapjen e garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë - Hani i...

Sezoni i Mbjelljeve: Gjelbërim për Shkollat dhe Lulishtet e Tiranës

Sezoni i Mbjelljeve filloi me shtimin e gjelbërimit në shkolla, lulishte, e rrugë të ndryshme të qytetit. Ky është momenti i duhur për të zëvendësuar...

Ja kush përfiton/ Miratohet ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje!

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot ligjin për faljen e gjobave për personat që kanë bërë ndërtime shtesë pa leje në shtëpi private. Mazhoranca do të...

Trump: Në mandatin tim të parë të gjithë po më luftonin, tani duan të jenë miq

Manjatë të teknologjisë, politikanë amerikanë, liderë të huaj dhe madje disa në media po “konkurrojnë” për të qenë pranë presidentit të zgjedhur amerikan, Donald...

Lajme të tjera

Web TV