Popullsia në Mali i Zi, procesi i regjistrimit i rëndësishëm për komunitetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeka vuri në dukje se ky aktivitet do të ofrojë të dhëna për popullsinë, mbi karakteristikat demografike dhe sociale gjë që mund të ketë pasoja për ata që nuk marrin pjesë në procesin e regjistrimit.

MALI I ZI- Në një intervistë për” Zërin e Amerikës”, Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në qeverinë malazeze, Fatmir Gjeka tha se procesi i regjistrimit, i cili do të mbahet nga 1 deri më 15 nëntor, është i rëndësishëm për komunitetet që jetojnë në vend.

Zoti Gjeka tha se regjistrimi paraqet një rëndësi të veçantë për ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar dhe u bëri thirrje mërgimtarëve që në numër sa më të madh të marrin pjesë në regjistrim. Zoti Gjeka vuri në dukje se ky aktivitet do të ofrojë të dhëna për popullsinë, mbi karakteristikat demografike dhe sociale gjë që mund të ketë pasoja për ata që nuk marrin pjesë në procesin e regjistrimit.

“Qytetarët që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit, por që posedojnë dokumentet e Malit të Zi, pasaportë edhe letërnjoftim, është shumë e rëndësishme që të vijnë dhe të regjistrohen, ata dhe pasuria e tyre, përndryshe mund të ndodhë që të çregjistrohet dhe të humbin të drejtat e pronësisë dhe të votimit”, tha zoti Gjeka.

Zoti Gjeka tha se regjistrimi paraqet rëndësi të veçantë për ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar edhe të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Në bazë të regjistrimit të komunitetit shqiptar dhe përqindjes së dal nga ky regjistrim varet edhe e ardhmja dhe statusi i tyre në shtet”, tha zoti Gjeka.

Edhe pse disa subjekte politike malazeze kërkojnë që regjistrimi të shtyhet për shkak të krizës politike që po mbretëron në Malin e Zi, zoti Gjeka mendon se çdo gjë është përgatitur për mbarëvejtjen e këtij procesi.

Lexo edhe :  Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

Ka disa subjekte që kërkojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, por procedurat e shtyrjes janë mjaftë komplikuara dhe kërkojnë shumë procedurë. Mendoj se duhet të jemi të përgatitur për regjistrim prej 1 deri më 15 nëntor”, tha zoti Gjeka.

Në regjistrimin e popullsisë do të angazhohen 4000 persona, ndërkohë që regjistrimi I fundit në Malin e Zi u bë në vitin 2011./I.S

Të fundit

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati...

Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së...

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Lajme të tjera

Web TV