Revista norvegjeze: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar i momentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fluksi i jashtëzakonshëm turistik i këtij viti në Shqipëri ka marrë vëmendjen edhe të mediave norvegjeze.

Revista “NTB Kommunikasjon” shkruan se interesi i turistëve norvegjezë për vendin tonë arriti kulmin verën e këtij viti, të cilët ishin në kërkim të destinacioneve me kosto të ulët.

Numri i prenotimeve drejt Shqipërisë u rrit me 34% në verën e 2023 krahasuar me një vit më parë.

Interesi nga turistët norvegjezë ka qenë aq i lartë duke i detyruar ata të heqin dorë nga destinacione të njohura europiane. Sipas të dhënave zyrtare të Unionit Ndërkombëtar i Turizmit, ka patur një tendencë në rritje të numrit të norvegjezëve që rezervojne pushimet e tyre në Shqipëri krahasuar me Greqinë.

“Rezervimet janë në të njëjtin nivel si për Majorka në verën e vitit 2024”, thekson kjo media.

Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme me rërë, veçanërisht përgjatë rivierës së Durrësit dhe bregdetit të Vlorës. Me një histori interesante në të shkuarën vendi ynë ofron një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë.

Përveç natyrës, thotë kjo media, Shqipëria ka një ushqim fantastik dhe mikpritje të veçantë ndërsa çmimet në restorante janë shumë më të lira. Në të njëjtën kohë, çmimet e hoteleve janë përgjithësisht më të ulëta se në Spanjë dhe Greqi.

Duke qenë se Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për turistët norvegjezë, shumë prej tyre të kënaqur me pushimet e këtij viti kanë vendosur të kthehen sërish.

Prandaj një numër i lartë norvegjezësh po rezervojnë pushimet e tyre verore të vitit të ardhshëm në Shqipëri.

Inflacioni i lartë ka bërë që norvegjezët të përjashtojnë mundësinë për të kaluar pushimet e tyre jashtë vendit, por  Shqipëria ofron një arratisje të paharrueshme dhe me kosto të ulët./   S.M

Të fundit

Zyrtare, Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i...

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua...

Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e...

Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut/ Altin Troplini është Irena me pantallona!

Kryetari i PD-së hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së Irena Gjokës, duke thënë se...

“Po i bëjnë terror psikologjik”/ Berisha ankohet për vuajtjet e Metës në burg

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu se ndaj Presidentit të PL, Ilir Meta po bëhet terror psikologjik...

Lajme të tjera

Web TV