Pas përlasjes me Luizin, “e pëson keq” Eno Popi (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrë shkas nga zhurma që krijoi përplasja me thumba mes Luiz Ejllit dhe Eno Popit, dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Olta Gixharin kanë vendosur t’i bëjnë një kamera të fshehtë gazetarit. Çdo gjë filloi kur Olta Gixhari thërret Eno Popin për një kafe.

Teksa si fillim moderatori dha përshtypjet e tij për filmin, ku tha se Sara Hoxha e kishte surprizuar, ai akoma nuk e dinte se çfarë e priste.

Kur Olta e pyet për vajzën e tij aty plani ishte në rrjedhën e duhur, teksa ai i tregon se ajo ndodhet ne Toronto dhe e sheh shumë rrallë, aktorja me të qeshura i thotë: “Aaa! Në Kanada, mos doje të thoje…”-referuar frazës që u tha nga Luiz Ejlli.

Koha kaloi dhe Olta gjen rastin ti tregoj Enos një mesazh kërcënimi që supozohet se e kishte marrë nga fansat e Luizit.

“Olta, mos e përmend me Luizin!!!!!! Po e përmende njëherë ti dhe Eno Popi për te mare fame, do tju shkatërroj!!! Ty, fisin tënd dhe fisin e Eno Popit… do ma dëgjosh zërin Te Komuna e Parisit…”- shkruhej në mesazhin e krijuar nga Olta dhe dy vëllezërit Veshaj.

Dhe për ti mbushur mendjen aktorja që është në habitatin e saj fillon dhe i trillon historinë e saj lidhur me ngjarjen.

“Unë jam me urdhër mbrojtje, kam frikë nëse e ke vënë re mua më sjell gjithmonë Dori këtu nuk rri asnjëherë vetëm”, i tha Olta.

Më tej Eno shprehet se e gjitha çka ai kishte thënë ishte keqkuptuar dhe keqinterpretuar:

“Unë e di si e kam thënë dhe jam shumë i qetë!”

Por e gjithë qetësia e Enos prishet kur punonjësja e lokalit e njofton për dëmin ë bërë.

Lexo edhe :  Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

“Makina jote është ajo?”, e pyet ajo dhe Popi i përgjigjet “po”. Më pas ajo shton se “ia kanë shkatërruar”.

Eno del nga lokali dhe përballet me pamjet jo shume të këndshme pasi makina e tij përveç se ishte e mbushur me emra, nuk kishte asnjë nga gomat në vend.

Hidhërimi i tij nuk zgjati shumë sepse Romeo dhe Donaldi nxorën në dritë planin e tyre duke i treguar gazetarit se dëmin ia kishin bëra ata si një kamera e fshehtë.

Nga ana tjetër Eno u shpreh se e kishte kuptuar planin pasi Olta për të ishte shumë e lexueshme. Madje edhe kur Gixhari i tha që të njoftonte policinë, Popi nuk pranoi./e.t

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV