Si të mbroni shëndetin tuaj mendor kur në botë ndodhin vetëm gjëra të këqija

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit, interneti nuk është vendi më i këndshëm. Gjëra aspak të mira po ndodhin rreth nesh. Që në momentin që do të hapni celularin dhe do të hyni në rrjetet sociale, do të bombardoheni me lajme që do t’ju bëjnë të ndiheni të pafuqishëm për të ndihmuar të tjerët.
Ndalimi i informimit nuk është zgjidhje. Nuk do të fitoni asgjë duke jetuar në flluskën tuaj ku gjithçka është rozë. Pra, çfarë mund të bëhet për të shmangur fundosjen në një vrimë të zezë dixhitale?

Ju mund të mbroni veten, pa injoruar atë që po ndodh në botë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të distancoheni nga ngjarjet, ndërsa do të mbeteni një qytetar i informuar i botës.

Merrni kohë dhe njihni saktësisht se çfarë ndjeni
Pavarësisht se sa larg ndodh, tragjedia është tragjedi. “Lejojini vetes të përjetoni ndjenjat. Është normale”, tha psikologia Ashley Olivine për Popsugar. “Është e pritshme të ndjejmë trishtim kur mësojmë për ngjarje të tilla. Merrni kohë për të përpunuar çdo emocion.” Mos i mbani të gjitha brenda, sepse gjithçka që do të bëni është të stresoheni më shumë.
Kini kujdes nga i merrni informacionet tuaja
Rrjetet tuaja sociale janë me siguri plot me faqe lajmesh që mbulojnë të njëjtat ngjarje. Zgjidhni ato që mbajnë qëndrimin më neutral dhe janë të certifikuar – madje preferoni mediat ndërkombëtare nëse kjo ju bën të ndiheni më mirë. Dhe jini jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj dezinformatave të mediave sociale – janë kudo.

Meqenëse e shihni se është shkatërruese për ju, përpiquni të mos shpenzoni të gjithë kohën tuaj në përditësimin me informacione. Vendosni një kufi kohor që në fillim dhe përpara se të shkoni në një faqe ose të ndizni televizorin, sigurohuni që të jeni në një gjendje të mirë mendore. Nëse tashmë ndiheni të zemëruar ose të trishtuar, ruajeni përditësimin për më vonë. Me siguri do të ketë një moment më të mirë gjatë ditës.

Lexo edhe :  Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike

Fol
Të flasësh është shumë e rëndësishme. Qoftë miqtë apo një profesionist i shëndetit mendor, mjafton të keni dikë me të cilin të ndani barrën. Ndoshta gjithçka që ju nevojitet është dikush që t’ju dëgjojë. Nuk duhet të përballeni me vështirësitë vetëm. Një psikolog do t’ju këshillojë se si të menaxhoni emocionet tuaja, ndërsa njerëzit tuaj do t’ju japin mirëkuptimin që ju nevojitet./E.Ç

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV