Çfarë s’u pa nga pritja e Macron/ Presidenti Begaj doli nga protokolli zyrtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i shtetit Bajram Begaj ka pritur në një takim në presidencë homologun e tij, Emmanuel Macron. Gjatë pritjes Begaj duket se ka dalë nga protokolli zyrtar.

Në momentin që ka nisur parakalimi pas këndimit të himneve të të dy vendeve, Begaj i ka mbajtur çadrën presidentit të Francës. I njëjti gjest prej tij është përsëritur edhe në momentin e fundit kur Macron doli nga Presidenca. Sërish Bajram Begaj e ka shoqëruar me çadër drejt makinës.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Shqipëri. Macron ka ardhur pasditen e djeshme në Shqipëri pasi shtyu vizitën dhe pjesmarrjen e tij në Samitin e Procesit të Berlinit.

Gjithashtu Franca ka vendosur që të pezullojë vizat për Kosovën. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka treguar se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.

Ai shtoi se ky vendim është marrë pasi nuk është mbajtur fjala e dhënë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të tregohen më të përgjegjshëm./   S.M

Të fundit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV