Eksportet shqiptare kanë vijuar që të pësojnë rënie. Ndikim në këtë situatë ka dhënë dobësimi i euros por njëkohësisht edhe çmimet në tregjet ndërkombëtare për disa kategori si metalet apo mineralet.
INSTAT ka publikuar raportin në bazë të cilit rezulton se gjatë periudhës janar- gusht 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 333 mld lekë, duke u ulur me 9 % krahasuar me një vit më parë.
Nëse bëjmë një krahasim me bazë mujore në Shtator 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u ulur me 12,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por nëse vlerësojmë peshën e eksporteve mmidis muajit gusht e shtator vërehet një përmirësim I tregtisë Made in Albania e cila u rrit me 22,2 %.
Nengrupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 7,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1,5% e ndjekur nga “Tekstile dhe këpucë”.
Deficiti tregtar arriti vlerën 317 mld lekë, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022./ S.M