Hidhet në qarkullim seria e kartëmonedhave 1949

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim serinë e kartëmonedhave të vitit 1949.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Banka e Shqipërisë, e cila sjell edhe pak histori për daljen nga qarkullimi të këtyre kartëmonedhave.

Në deklaratë thuhet se kartmonedhat u ndryshuan për shkak të politikave për të shmangur rrezikun e dëmtimit të ekonomisë pas shkëputjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë.

“Hidhet në qarkullim seria e kartëmonedhave 1949

Në nëntor të vitit 1948, pas shkëputjes me Jugosllavinë, Partia Komuniste e Shqipërisë mblodhi kongresin e saj të parë, në të cilin u rishqyrtua modeli ekonomik shqiptar, për t’iu përshtatur krejtësisht atij të Bashkimit Sovjetik.

Hidhet në qarkullim seria e kartëmonedhave 1949

Në këtë klimë, Banka e Shtetit Shqiptar kishte për detyrë të shmangte rreziqet që mund të lindnin nga fakti se monedha shqiptare në qarkullim ishte shtypur në Jugosllavi. Për këtë arsye, me porosi të qeverisë, ajo mori masa për shtypjen e monedhës së re në Bashkimin Sovjetik. Në kuadër të këtyre masave, në tetor të vitit 1949, u shpall reforma e tretë monetare, e cila përfaqësonte thjesht një zëvendësim fizik të monedhave të vitit 1947, pa asnjë kufi dhe në raportin 1 me 1.

Më 17 tetor 1949, në vend filluan të qarkullojnë kartëmonedhat e reja në të njëjtat prerje si ato të vitit 1947, por me pamje të ndryshuar. Ndërkohë, monedhat metalike në qarkullim vijuan të mbeten ato të vitit 1947: ½ Leku, 1 Lek, 2 Lekë dhe 5 Lekë.

Këto kartëmonedha dhe monedha i gjeni në shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Bankës së Shqipërisë./I.S

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV