Mbledhja e deputetëve të PD/ Berisha: Nuk bojkotojmë, i intereson Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Rithemelimit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha, si edhe ata pranë kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi janë mbledhur ditën e sotme.

Temë diskutimi në mbledhje do të jetë rrëzimi i komisioneve hetimore, përjashtimi i deputetëve si edhe rrëzimi i kërkesës për reformën zgjedhore.

Bardhi u shpreh se do duhet të ketë një qëndrim lidhur me këto zhvillime, ndërsa shtoi se mazhoranca po bllokon çdo hapësirë institucionale duke asgjësuar parlamentarzimin.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha u shpreh se duhet të fillojë qëndresa e tyre si parlamentarë.

“Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësiren tonë si parlamentarë”, u shpreh ai.

Sakaq, burime për BalkanWeb bëjnë me dije se deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar: Ne kërkojmë hapësirën tonë në Kuvend e këtë nuk e firojmë duke u larguar. Ne duhet të qëndrojmë aty e të përplasemi. Betejën do duhet ta bëjmë të fortë në seancë dhe në komisione./   S.M

Të fundit

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

Lajme të tjera

Web TV