Rama batuta në konferencën me Macron: Frangjishtja ime nesër do të jetë më e mirë se sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emmanuele Macron po zhvillon ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri dhe pas takimit me presidentin Bajram Begaj është takur me kryeministrin Rama, ku pas takimit janë firmosur disa marrëveshje dhe më pas kanë dalë në konferncë për mediat.

Rama e nisi konferencën në frangjisht, duke i premtuar Macron se falë shtysë që ky i fundit i dha sot, frangjishtja e tij nesër do të jetë më e mirë se sot. Po ashtu nuk munguan dhe batutat në lidhje me shqipen e Macron, të cilën Rama e përshkroi si më shumë epshore se konceptuale.

“Po filloj me një fjali të shkurtër në frëngjisht për të rrëfyer para jush, se do kisha nevojë për një takim 3 ditë me radhë me ju për të zgjidhur konfliktet ballkanike me frëngjishten time, që është dëmtuar gjatë rrugës anglisht drejt BE-së, por besoj se sot i është shpërblyer kjo dhe me këtë shtysë që ju na keni dhënë sot, për të pasur kontakte shumë të ngushtë mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e mirë se sot.

Duke marrë në konsideratë se shqipja juaj është me epshore se konceptuale duhet të kalojmë përmes përkthimi” u shpreh fillimisht kryeministri Rama./  S.M

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV