3 shenjat e horoskopit që do të pësojnë një zhgënjim të madh në nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas astrologëve të lindurit në 3 shenjat e mëposhtme në nëntor duhet të përballen me një zhgënjim që do t’i vërë para një prove të vështirë, ja për cilat bëhet fjalë:

Binjakët

Vështirësitë e kohëve të fundit do të kulmojnë me një vetëdije të papritur që do t’u hapë sytë. Do t’ju duket sikur papritmas dikush do të ndizte dritën, pa e vënë re që ishit ploësisht në errësirë. Dhe zhgënjimi që do të lindë pikërisht nga ajo që do të zbuloni para jush do t’ju bëjë të bëni mirë llogaritë me veten. Një situatë që e keni duruar, ku keni provuar të gjeni kënaqësi papritmas do të zbulojë veten dhe do të kuptoni që nuk ka qenë aspak ashtu siç mendonit ju. Do të duhet kohë, por plaga do të shërohet dhe humori i mirë e lumturia do të trokasin përsëri në derën tuaj.

Peshorja

Të bësh llogaritë me realitetin nuk është kurrë e lehtë, as të pranosh gabimet, sidomos para dikujt që ju ka kërkuar të kuptoni si janë gjërat. Të dashur miq të Peshores, para jush po vjen një zhgënjim i madh dhe do të jeni ju vetë që do të zhgënjeheni. Ose më mirë të kuptoni se ai që jeni shndërruar nuk është personi që do të donit të ishit. Shikohuni në pasqyrë dhe qartësohuni në brendësi të zemrës suaj. Kohët e fundit keni bërë gabime dhe të mëdha madje. Por a ia ka vlejtur? Përgjigja tashmë është e qartë në zemrën tuaj. E dini që mund të mbështeteni në zemërgjerësinë e njerëzve që ju duan shumë. Do t’ju shërbejë për të kuptuar ç’njeri i mrekullueshëm e plot talente jeni.

Lexo edhe :  Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

Peshqit

Nëse ka një shenjë të zodiakut që nuk meriton të tradhtohet, jeni ju. Pafajësia juaj, bota juaj imagjinare plot ëndrra dhe dëshira do të tronditet shpejt nga një zhgënjim që do t’ju lërë të shokuar për pak kohë. Por javët në vijim do të mblidhni copat e zemrës suaj, të thyera nga një person të cilit i besonit 100%. Nuk do të jetë e lehtë të merrni veten, por për fat të mirë jeni të rrethuar nga njerëz që do t’ju tregojnë se në botë ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të buzëqeshni./E.T

 

Të fundit

Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha dy vite pa folur, nuk e linte gruaja

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama,...

Zjarr në pyllin e Lybeshës, terreni malor bën të vështirë punën e zjarrfikësve

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin në fshatin Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Mësohet se flakët kanë rënë në një sipërfaqe...

Fotografonte vajzat në tualet, dënohet me 18,5 vite burg

Një ish-stjuard i linjës ajrore “American Airlines” është dënuar me 18,5 vite burg për vendosjen e një telefoni të fshehur në tualetin e avionit...

Vajza nga Fieri i mori jetën babait sepse ai… nuk e lejonte të argëtohej

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel...

Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi...

Lajme të tjera

Web TV