Dimri po afron/ Sekretariati: Shqipëria do përballet me rreziqe të furnizimit me energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të përballen këtë dimër me të njëjtat rreziqe që përjetuan edhe më herët të lidhura me furnizimin me energji. Një raport i Komunitetit të Energjisë vlerëson se vendet e Ballkanit kanë pasur ecuri të mirë në disa aspekte të sektorit por sfidat para nuk janë të pakta.

Në një nënndarje të veçantë të titulluar “Sfidat kyçe para” renditen të paktën katër pika që janë të vlefshme për Ballkanin përfshirë këtu Shqipërinë.
Kështu së pari merret në analizë dimri që kemi para.

“Duke parë dimrin 2023/24, Palët Kontraktuese në Ballkanin Perëndimor do të përballen me rreziqet që kërcënojnë sigurinë e furnizimit të tyre me energji elektrike. Stabiliteti do të varet nga faktorë të tillë si konsumi i energjisë elektrike, veçanërisht gjatë periudhave të ftohta, kushteve hidrologjike (çekuilibër të mundshëm në vende si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nëse hidrologjia është e thatë), dhe disponueshmëria e kapaciteteve ekzistuese termike për të siguruar disponueshmëri të lartë dhe për të zvogëluar rrezikun” thuhet në raport.

Ndërkohë sfida e dytë është ajo e diversifikimit ku thuajse të gjithë vendet janë angazhuar për investime në kapacitete potenciale që po instalohen por vlerësohet se do të duhen 2-3 vite për të arritur të kemi një panoramë të re diversifikimi.

“Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë vazhdojnë të demonstrojnë cenueshmëri dhe elasticitet të reduktuar në skenarë ekstremë, duke theksuar urgjencën e përshpejtimit të tranzicionit të energjisë dhe dekarbonizimit duke integruar më shumë energji të rinovueshme.

Interesi i lartë i investitorëve, duke arritur rreth 20 GW në Serbi, rreth 7 GW në Bosnje dhe Hercegovinë, mbi 4 GW në Maqedoninë e Veriut dhe investime në shkallën gigavat në Shqipëri dhe Mali i Zi, sugjerojnë mundësinë e zhvillimit të shpejtë të kapaciteteve (2-3 vjet).

Lexo edhe :  Reshje shiu e dëbore/ Parashikimi i motit për sot, 24 dhjetor 2024

Megjithatë, pengesat që lidhen me procedurat e lejeve, lidhjes në rrjet dhe balancimin e sistemit të energjisë për shkak të burimeve të kufizuara të fleksibilitetit duhet të adresohen urgjentisht” thuhet në pikën 2.

Në pikën e tretë për të adresuar këto sfida Sekretariati rekomandon përshpejtimin e integrimit të burimeve të rinovueshme, krijimin e tregjeve të likuiditetit të energjisë elektrike (veçanërisht tregjet brenda ditës dhe ato balancuese), rritjen e shkëmbimeve ndërkufitare dhe përafrimin e çmimeve të energjisë elektrike me pakicë me tarifat e shitjes me shumicë duke ofruar mbështetjen e nevojshme për konsumatorët vulnerabël, veçanërisht gratë, fëmijët dhe minoritetet, të cilët janë më të cenueshëm ndaj varfërisë energjetike.

“Masat e efiçiencës së energjisë rekomandohen gjithashtu për reduktimin afatmesëm të rrezikut, me mbështetjen e Sekretariatit. Hapja e plotë e tregut të energjisë elektrike, bashkimi, pjesëmarrja në sistemet e tregtimit të emetimeve (ETS) për të lehtësuar heqjen e qymyrit, integrimi i burimeve të rinovueshme dhe bashkëpunimi rajonal mbeten veprime kryesore për sistemet e qëndrueshme të energjisë dhe zbutjes së rrezikut” nënvizon Sekretariati.

Risku i fundit është ai që lidhet me gazin që ashtu si vitin e shkuar edhe këtë dimër shihet si problem të paktën për vendet që kanë një përdorim të gjerë ku Shqipëria nuk bën pjesë. Monitor /   S.M

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV