Presidenti francez jep shpresë për integrimin, nënshkruhen 4 marrëveshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërinë e vizitoi në një takim zyrtar presidenti francez Emmanuel Macron. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama ai u shpreh se vendi ynë ka bërë hapa para dhe dhe se “Shqipërisë nuk po i bëhet dhuratë” për integrimin në BE. Mesazhet e lëna dhe katër marrëveshjet e rëndësishme.

Një sulm i dyshuar terrorist në Francë bëri që presidenti francez Emmanuel Macron të mos ishte I pranishëm në Samitin e Berlinit, por dje ai rezervoi në Tiranë takimin e ngjeshur disaorësh, duke shënuar njëkohësisht edhe vizitën e parë të një presidenti francez në vendin tonë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka folur në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, nga ku ka folur për zgjerimin dhe “ribashkimin e Europës”. Macron u shpreh se Franca synon një bashkim mes të ngjashmish, ndërsa shtoi se nëse Europa do e mendojë veten si fuqi ka nevojë të ribashkohet. Sipas tij Shqipërisë nuk po i bëhet një dhuratë, por kjo gjë do jetë e vlefshme si për Bashkimin Europian, si për vendin. Ai shtoi se Perëndimi i është “rrëmbyer” Shqipërisë, fillimisht nga Perandoria Osmane e më pas nga komunizmi. Macron tha se nuk mundet që në mes të Europës të ketë vende që mund të ndikohen nga forca që kërkojnë shkatërrimin e Europës, duke iu referuar influencave të mundshme nga Moska. “Ne synojmë një bashkim mes të ngjashmish dhe të flasim për çështjet e përbashkëta. Kush mund të flasë për Europën për fuqi, kur ne vendosim vende ne mes të Europës që ndikohen nga vende që duan shkatërrimin e Europës. Nëse Europa do e mendojë veten si fuqi ka nevojë të ribashkohet. Kjo nuk është dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, por është mirë për ju dhe mirë për ne. Është një zgjedhje gjeopolitike dhe e përbashkët. Ju keni vullnetin për të çuar përpara reformat. KËtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor dhe parimet e themelimit të Europës tonë. Ju do ta kryeni këtë, detyra jonë është t’iu shoqërojmë dhe me ndihma. Shpresoj që muajt e ardhshëm ne si europianë të rigjejmë rrugën e bashkimit për ta bërë këtë një lëvizje të pakthyeshme.

Kjo është jeta e popujve. Jetojmë në kohë pasionesh. Unë dua që Europa jonë të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Këtë do ta bëjmë bashkë. Ju e keni kuptuar më së miri se unë jam i bindur që epoka që po hapet do sjellë ribashkimin e Europës tonë dhe zgjidhjen e tensioneve në rajon. Tensione që i dimë si ato mes Beogradit dhe Prishtinës, por këtu ka një rrugë, është udhërrëfyesi franko-gjerman që duhet të vazhdojë. Unë ndjej forcën e ëndrrës evropiane tek ju. Dua të citoj një autor që nuk është Kadare, ju bëni pjesë në këtë Perëndim që iu është rrëmbyer fillimisht nga Perandoria Osmane e më pas nga diktatura komuniste”, u shpreh ai ndër të tjera. Macron u shpreh se Franca synon një bashkim mes të ngjashmish, ndërsa shtoi se nëse Europa do e mendojë veten si fuqi ka nevojë të ribashkohet. Sipas tij Shqipërisë nuk po i bëhet një dhuratë, por kjo gjë do jetë e vlefshme si për Bashkimin Europian, si për vendin. Ai shtoi se Perëndimi i është “rrëmbyer” Shqipërisë, fillimisht nga Perandoria Osmane e më pas nga komunizmi. Macron tha se nuk mundet që në mes të Europës të ketë vende që mund të ndikohen nga forca që kërkojnë shkatërrimin e Europës, duke iu referuar influencave të mundshme nga Moska. “Ne synojmë një bashkim mes të ngjashmish dhe të flasim për çështjet e përbashkëta. Kush mund të flasë për Europën për fuqi, kur ne vendosim vende ne mes të Europës që ndikohen nga vende që duan shkatërrimin e Europës. Nëse Europa do e mendojë veten si fuqi ka nevojë të ribashkohet. Kjo nuk është dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, por është mirë për ju dhe mirë për ne. Është një zgjedhje gjeopolitike dhe e përbashkët. Ju keni vullnetin për të çuar përpara reformat. KËtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor dhe parimet e themelimit të Europës tonë. Ju do ta kryeni këtë, detyra jonë është t’iu shoqërojmë dhe me ndihma. Shpresoj që muajt e ardhshëm ne si europianë të rigjejmë rrugën e bashkimit për ta bërë këtë një lëvizje të pakthyeshme. Kjo është jeta e popujve. Jetojmë në kohë pasionesh. Unë dua që Europa jonë të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Këtë do ta bëjmë bashkë. Ju e keni kuptuar më së miri se unë jam i bindur që epoka që po hapet do sjellë ribashkimin e Europës tonë dhe zgjidhjen e tensioneve në rajon. Tensione që i dimë si ato mes Beogradit dhe Prishtinës, por këtu ka një rrugë, është udhërrëfyesi franko-gjerman që duhet të vazhdojë. Unë ndjej forcën e ëndrrës evropiane tek ju. Dua të citoj një autor që nuk është Kadare, ju bëni pjesë në këtë Perëndim që iu është rrëmbyer fillimisht nga Perandoria Osmane e më pas nga diktatura komuniste”, u shpreh ai ndër të tjera.

Lexo edhe :  Mbreti i Jordanisë mbërrin në Tiranë, takim kokë më kokë me Presidentin Begaj

 

Të fundit

8 Maj 1880 – Gustave Flobert, mjeshtri francez i realizmit letrar

Nga Leonard Veizi Ai shkroi Madam Bovari. Vetë romani u bë manifesti i realizmit letrar dhe mbetet edhe sot një...

Sulmi i Trump ndaj industrisë së filmit është shenjë përçmimi ksenofobik

Jesse Hassenger Shtoni edhe filmat në listën gjithnjë e më të gjatë të fushave ku Donald Trump nuk ka as ekspertizë dhe as njohuri kalimtare,...

Zbulohen planet për Gazën: Qeveri e përkohshme nën menaxhimin amerikan

Duke pritur Trumpin, Trump mbërrin. Vizita e presidentit amerikan në Lindjen e Mesme do të nisë pas pesë ditësh, por qëllimet e manjatit për...

Aeroportet më të ngarkuara në botë, do befasoheni me numrin 1 të listës!

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, numri i pasagjerëve në udhëtimet ajrore është rritur në gati 9.5 miliardë në 2024-ën, 9% më shumë se një...

Çfarë e bën tymin në Kapelën Sistine të zi apo të bardhë?Përbërësit që hidhen në dy sobat

Gjatë konklavës së vitin 2013, kur u zgjodh Papa Françesku, shumëkush u impresionua nga ngjyra e errët e tymit që dilte nga oxhaku i...

Lajme të tjera

Web TV