Demokratët e vazhdojnë sherrin në tryezën e KQZ/ Alibeaj nuk e lejon Tabakun të flasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj, nuk ka lejuar që kolegia e saj demokrate Jorida Tabaku të marrë fjalën para tij në këtë konferencë.

Konflikti dhe mëritë mes demokratëve janë zhvendosur edhe në Konferenca Kombëtare “Votimi nga jashtë vendit, rruga përpara”, të organizuar nga KQZ.

Enkelejd Alibeaj, nuk ka lejuar që kolegia e saj demokrate Jorida Tabaku të marrë fjalën para tij në këtë konferencë. Menjëherë pas fjalës së Damian Gjiknurit, KQZ ftoi Tabakun të merrte fjalën, por u kundërshtuar nga Alibeaj duke mos e lejuar kolegen demokrate të flasë.

“Po i referohemi radhës kur e keni kërkuar fjalën” ishte ndërhyrja e KQZ, por Alibeaj nuk e ka kaluar me kaq.

“Nuk është thjesht kaq. Do flas unë se jam bashkëkryetar.” -u shpreh Aliebaj.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Nuk është thjesht kaq. Do flas unë se jam bashkëkryetar

KQZ: Ne nuk funksionojmë me modelin e parlamentit edhe pse sot është e enjte.

Alibeaj: Jam unë bashkëkryetar dhe unë do flas tani.

KQZ: Ok, meqë zonjat tolerojnë më shumë, niseni ju

Tryeza, ku marin pjesë diplomat e anëtarë të shoqërisë civile, u bllokua për pak minuta për shkak të këtij ‘konflikti’ mes deputetëve demokratë, ndërsa në vijim Alibeaj mori fjalën./  S.M

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV