Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Derbi Partizani-Tirana “blindon” kryeqytetin/ Ja rrugët që do bllokohen (HARTA)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 do të luhet derbi i 200-të mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshaje  cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” do të ketë një pjesmarrje të madhe të tifozëve në kryeqytet.

Për të shmangur incidentet e mundshme nga numri i madh i tifozëve si për të mbarëvajtur ndeshjen, policia ka publikuar planin e masave, ku për arsye sigurie do të jenë të bllokuara disa nga rrugët e kyeqytetit.

Njoftimi:

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Partizani” dhe “Tirana”, që do të zhvillohet më datë 19.10.2023, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave. 

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, rruga “Gjergj Filipi”(COIN) – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit rruga “Dervish Shima”, rruga “Sheh Ahmet Paza”- stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara./  S,M

Të fundit

Boks/ Daniel Dubois shkatërron Anthony Joshuan me nokaut dhe ruan titullin e IBF-së

Daniel Dubois si një kampion në fuqi i IBF e ka mbrojtur këtë titull pas një fitoreje të madhe...

Real Madrid triumfon me përmbysje ndaj Espanjolit, Vinicius “shndërron” galaktikët

Real Madrid triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-1 në një duel që rezultoi tepër emocionues. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura,...

Pikat e bardha rreth syve/ Çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale

Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto...

Duka i lë afat Berishës dhe i shtrin dorën Ramës: S’ka “vija të kuqe” për aleancë me PS

Partia Agrare Ambientaliste nuk u bë pjesë e polit të tre të politikës shqiptare, teksa formacioni që do të sfidojë PS dhe PD në...

Spektakël vetëm në tribuna, derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim pa gola

Ndeshja e parë në derbin e këtij edicioni u mbyll me barazim 0:0. Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime...

Lajme të tjera

Web TV