Britney Spears flet për martesën që zgjati vetëm 55 orë: Isha shumë e dehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears po tregon gjithë detajet nga jeta e saj në librin autobiografik “The Woman in Me”. Ndër të tjera, ajo tregoi se kur u martua me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander në vitin 2004, ishte shumë e dehur.

“As nuk e mbaj mend fare atë natë, por nga situatat që mund të lidh bashkë, ndenjëm në dhomën e hotelit dhe ndenjëm deri vonë duke parë filma…pastaj, patëm idenë brilante që të shkonim në “A Little White Chapel”* në 3:30 të mëngjesit”.

“A Little White Chapel”* – Një hapësirë e njohur për çiftet, të cilët janë martuar në Las Vegas, e cila funksionon që prej vitit 1951 dhe ofron ceremoni që i përshtaten buxheteve të ndryshme.

Britney tha dhe se ajo dhe Alexander u martuan sepse “ishin trashur”, jo sepse ishin të dashuruar.

“Njerëzit më pyesnin nëse e doja. Të jem e sinqertë: Ai dhe unë s’ishim të dashuruar. Sinqerisht, isha shumë e dehur dhe ndoshta, në atë pikë të jetës, isha “trashur” (në sensin që s’kishte ç’të bënte, për t’i dhënë pak jetës emocion).
Ajo u shpreh se s’e mori shumë seriozisht martesën në fillim, por familja e saj, po. Ata u kujdesën që ajo ta kuptonte se sa të zhgënjyer ishin për këtë vendim të sajin.

“Ata e bënë shumë të madhe, kur ishte një argëtim i pafajshëm. Të gjithë kanë një perspektivë ndryshe për këtë, por unë s’e mora shumë seriozisht. Unë mendova se një martesë në Vegas ishte diçka që njerëzit e bënin për qejf”.

Më tej, vijoi: “Pastaj, familja ime erdhi dhe bënë sikur kishte nisur Lufta e Tretë Botërore. Qava për gjithë kohën që isha në Las Vegas.

Lexo edhe :  Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Ajo gjithashtu shpjegoi se inati i familjes së saj në këtë situatë, e bëri të kuptojë se sa shumë donin ta kontrollonin. Brit shprehet se familjarët e kishin shumë të rëndësishme që ta mbanin nën kontroll.

Për t’u rikthyer te martesa në Las Vegas, ajo u anulua dhe Brit dhe Alexander morën drejtime të ndryshme, derisa ai u përpoq t’i prishte dasmën në vitin 2022, me ish-bashkëshortin Sam Asghari.

Alexander, në ditën e dasmës, transmetoi një video live nga llogaria e tij në Instagram. Duke ecur rreth asaj që dukej të ishte një shtëpi dhe kopshte kryesisht bosh, por të dekoruara, ai u tha ndjekësve vazhdimisht që Spears e kishte ftuar.

“Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme,” tha Alexander, i cili ishte martuar për pak kohë me Spears – shoqen e tij të fëmijërisë – në 2004. Autoritetet menjëherë e ndaluan dhe e arrestuan në vendin ku do të mbahej ceremonia./E.Ç

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV