Lufta e Hamasit, Gjermania pritet të dërgojë ekipe mjekësh në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania po përqendrohet të furnizojë me ushqime popullsinë civile që vuan dhe të përmirësojë kujdesin shëndetësor, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pas një takimi me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi të enjten. “Ne po përgatitemi që të dërgojmë ekipe mjekësore në Gaza dhe të krijojmë mundësi që të trajtohen fëmijë të plagosur rëndë”, shtoi Baerbock. Ministrja e Jashtme vlerësoi premtimin e Jordanisë për një ndihmë të menjëhershme 5 milionë dollarë për popullatën civile në Rripin e Gazës. “Apeloj tek të gjithë në rajon, sidomos tek shtetet e Gjirit që të ndjekin këtë shembull të rëndësishëm”, tha Baerbock. Të premten pritet të hapet kufitare e Rafahut që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.

Edhe Gjermania po e përforcon ndihmën e saj për popullsinë civile në Gaza në gjendje të rëndë duke ofruar një ndihmë të menjëhershme humanitare prej 50 milionë eurosh. Me këto fonde do të mbështeten organizatat ndërkombëtare si Programi Botëror për Ushqimin, UNICEF dhe organizat e OKB për Refugjatët Palestinezë, UNRWA, bëri të ditur ministrja e Jashtme gjermane. Baerbock udhëtoi të enjten në Jordani, Izrael dhe Liban. Ajo shoqërohet nga diplomatja, Deike Potzel që është emëruar e dërguar e posaçme për ndihmën humanitare në Lindjen e Afërt.

Organizata terroriste Hamas nisi në sulm masiv me raketa ndaj Izraelit më 7 tetor duke vrarë 1400 vetë dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerë, mes tyre edhe gjermanë. Ka qenë gjakderdhja më e rëndë në historinë izraelite. Pas kësaj Izraeli reagoi duke rrethuar zonën palestineze të Rripit të Gazës dhe ndali furnizimin me karburant, ushqime dhe ujë dhe u kundërpërgjigj duke goditur objektiva të Hamasit. Sipas të dhënave të Hamasit deri më tani kanë humbur jetën 3785 vetë. Hamas kategorizohet nga Gjermania, BE, SHBA, dhe disa shtete arabe si organizatë terroriste./DW

Të fundit

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Fluksi i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të...

Gjermani: Kontributet e sigurimeve deri në 50%?

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten për kontribute të sigurimeve shoqërore...

Lajme të tjera

Web TV