Censi i popullsisë dhe banesave, bazë për regjistrimin e ardhshëm të bujqësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Censi i popullsisë dhe i banesave i cili ka nisur më 18 shtator të këtij viti, do të mundësojë krijimin e një liste paraprake të njësive ekonomike familjare, që është potencial për të zhvilluar regjistrimin e ardhshëm të bujqësisë dhe të blegtorisë në Shqipëri.

Deputetja e PS-së, ish-ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ish-drejtuese e INSTAT-in në një prononcim për ATSH-në, tha se, “censi shkon si në zonën urbane dhe atë rurale dhe regjistron familjet në këto dy zona, duke i shoqëruar familjet me karakteristikat që kanë të bëjnë me pronën, siç është banesa, me pronën siç është toka dhe kulturat drufrutore.

Ky proces bën të mundur që të krijohet një listë paraprake e të gjitha këtyre familjeve, ose njësive ekonomike familjare, të cilat duhet të jenë potencial për të zhvilluar regjistrimin e ardhshëm të bujqësisë dhe të blegtorisë në vend”.

“Censi i popullsisë dhe banesave krijon mundësinë për të bërë një punë paraprake, për të krijuar një listë për regjistrimin e ardhshëm të bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë”, theksoi Ekonomi.

Ekonomi vuri në dukje rëndësinë dhe domosdoshmërinë e regjistrimit të bujqësisë në vendin tonë.

“Në vendin tonë është i domosdoshëm regjistrimi i Bujqësisë, kjo për faktin se bujqësia jo vetëm është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare, por dhe regjistrat ku bazohet prodhimi bujqësor që kanë nevojë për një përditësim 10-vjeçar.

Censi i Bujqësisë, luan rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe kombëtar dhe pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur në këtë sektor, në më shumë se një dekadë”, u shpreh Ekonomi.

“Kështu, regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë është në fokus të punës, të planit 5-vjeçar të INSTAT dhe regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri do të nisë në 2024.

Lexo edhe :  Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

Censi do të kontribuojë gjithashtu në krijimin e regjistrit statistikor të fermave, i cili do të jetë burimi i vrojtimeve me karakter bujqësor në të ardhmen. Aktualisht, INSTAT ka filluar fazën parapërgatitore për realizimin e këtij ushtrimi”, tha Ekonomi.

“Fillimisht është përgatitur një modul pyetjesh të cilat janë përfshirë në pyetësorin e censit të popullsisë dhe banesave me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do shërbejë kornizë për censin e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave”, informoi Ekonomi.

INSTAT parashikon të mbledhë edhe module të veçanta në të gjithë fermat bujqësore që kanë të bëjnë me ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë, pajisjet dhe pemëtarinë./   S.M

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV