Mënyra se si lani dhëmbët mund të lidhet me demencën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra si ju kujdeseni për dhëmbët tuaj mund të ketë një ndikim në aftësitë tuaja kognitive më vonë në jetë, sipas një hulumtimi të ri.

Një studim i publikuar në revistën Neurology zbuloi se nëse njerëzit nuk i kanë të gjithë dhëmbët e tyre, ose nëse kanë një infeksion të dhëmbëve të quajtur periodontiti, disa pjesë të trurit të tyre mund të jenë më të prirura të shkatërrohen me kalimin e moshës.

Edhe pse raporte të shumta kanë vendosur një lidhje mes shëndetit oral dhe zvogëlimit kognitiv, hulumtuesit thonë se studimet e ardhshme duhet të hulumtojnë mekanizmin me të cilin njëri ndikon në tjetrin.

Disa hulumtues kanë sugjeruar se kur një person humbet dhëmbët, zakonet e tyre ushqimore ndryshojnë dhe, si rezultat, ata nuk marrin nutrientet që i duhen.

“Mungesa e nutrientëve, si vitaminat B, mund të ketë ndikim në kognicion për shkak të ndryshimeve në zakonet ushqimore të shkaktuara nga mungesa e dhëmbëve,” thotë një artikull i vitit 2023.

Një teori tjetër është se shkaktohet nga inflamacioni i shkaktuar nga periodontiti.

Ekspertët thonë se kjo është një arsye tjetër për të kujdesur shëndetin oral, veçanërisht në moshën më të vonë. Duhen larë dhëmbët të paktën dy herë në ditë me pastë dhëmbësh me fluor, sipas Klinikës Mayo. Për të paktën dy minuta, sipas Shoqatës Amerikane të Stomatologëve./I.S

Të fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të...

SHBA dëmshpërblen gratë e dhunuara në burg: 1.1 milionë dollarë për çdo akuzë

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do ti duhet të paguajë afro 116 milionë dollarë për 103 gra që pretendojnë se janë abuzuar...

A e dinit? Ja çfarë simbolizon saktësisht ngjyra e pasaportës suaj

Çdo vend ka një ngjyrë specifike në pasaportën e tij dhe arsyeja sigurisht nuk është e rastësishme, por lidhet me disa faktorë. Ngjyra e...

Luksi blihet me bitcoin/ Markat po e shtojnë si mjet pagese, pas rritjes së shpejtë

Rritja e shpejtë e Bitcoin ka tërhequr vëmendjen e markave prestigjioze për të marrë në konsideratë pagesat me kriptomonedha. Një sërë markash luksoze të...

“Në gojë të ujkut”/ Ja urimi ‘pikant’ i Ledion Liços për pozicionin e ri të Heidi Bacit

Komentet për pozicionin e ri të Heidi Bacit si moderatore e “Fan Club BBVA4” kanë qenë të shumtë, si të mirë apo të këqinj,...

Lajme të tjera

Web TV