Planet e Kate dhe William me fëmijët e tyre për Halloween

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi dhe Princesha e Uellsit do të festojnë Halloween me fëmijët e tyre më 31 tetor. Çifti është kujdesur që të përfshijë në festimet e viteve të fundit Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Jay Rutland, bashkëshorti i Tamara Ecclestone, ka zbuluar se Kate Middleton ishte në lagjen e tyre në Kensington tetorin e kaluar. “Kate trokiti në derën tonë në Londër me fëmijët e tyre në Halloween. Ajo ishte shumë miqësore dhe me këmbë në tokë”.

Dhe në vitin 2019, Kate Middleton u shfaq duke parë kostumet e Halloween me George dhe Charlotte pranë shtëpisë së tyre në Norfolk, Anmer Hall.

Ajo ishte me Charlotte dhe George duke parë veshjet e Halloween, por truproja e saj po shihte njerëz me telefona dhe u thoshte atyre se nuk donin foto”, shkruan Mirror.

Ndërsa, nëna e Kate, Carol, ka treguar pse i pëlqen të festojë Halloween. “Halloween është një moment kulmor i vjeshtës për mua”, shkroi ajo vitin e kaluar. “Më kujtohet ende argëtimi dhe frikësimet që nga fëmijëria ime, shansi për t’u veshur, dekoruar kunguj dhe për t’u marrë me ‘mashtrime’”./I.S

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV