Zjarri në pallatin 10 katësh lë në qiell të hapur banorët, shkak lidhja jashtë rrjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar 12 ditë që nga momenti kur zjarri në pallatin 10-katësh në kryeqytet shkrumboi një pjesë të apartamenteve ndërsa banorët nuk kanë një përgjigje nga autoritetet përgjegjëse.

Burime bëjnë me dije se Instituti i Ndërtimit ka bërë inspektimet e dëmtimeve që ka marrë pallati si pasojë e zjarrit.

Burime bëjnë me dije se mund të ndërhyhet në katin e 5 dhe të 8 që janë dëmtuar më shumë, por ende nuk ka një vendim zyrtar nga autoritetet.

Instituti i Ndërtimit ka kërkuar rikonstruksion në këto dy banesa, pasi paraqet rrezik për banorët, duke e cilësuar të pabanueshëm.

Po ashtu ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat, me qëllim që të nisë puna për rregullimin e fasadës së jashtme të pallatit, por ende nuk ka ndërhyrë pasi nuk ka një vendim dhe në fillim nuk është lejuar nga policia.

Sa i përket hetimeve për ngjarjen burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ka dyshime që mund të ketë pasur lidhje jashtë rrjeti në një kat të pallatit, kjo për shkakun se pas shkëndijës elektrike nuk janë ulur lëshuesit e sigurisë.

OSHEE edhe ISHTI kanë bërë disa herë inspektim por ende nuk ka një raport zyrtar. Banorët të shqetësuar për situatën kanë bërë disa kërkesa për informacion në disa institucione, por ende janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre./  S.M

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV