Rreziku nga trafikimi i të miturve, policia forcon masat/ Balla firmos udhëzimin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, firmosi ditën e djeshme udhëzimin për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi.

Udhëzimi parashikon të gjitha kriteret, konform ligjit, që duhet të plotësojë një i mitur për të udhëtuar jashtë vendit, si dhe rastet që përjashtohen nga zbatimi i këtij udhëzimi. Udhëzimi parashikon se kur ka arsye serioze për të dyshuar se i mituri mund të jetë shkëputur në mënyrë të paligjshme nga kujdestaria e personit që ushtron ligjërisht përgjegjësinë prindërore apo nga kujdestari i tij, roja kufitare kryen edhe verifikime të mëtejshme, duke vlerësuar e zbuluar mospërputhjet apo kontradiktat në informacionin e dhënë.

Po ashtu, në rast dyshimi, roja kufitare i bën një intervistë të shkurtër shoqëruesit, kryen verifikime të imtësishme të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve mbështetëse për t’u siguruar që i mituri nuk po largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë kundër dëshirës së personave që ushtrojnë kujdesin prindëror ndaj tij, në mënyrë që të parandalojë rrëmbimin ose trafikimin e të miturit.

Në rastet e konstatimit të braktisjes së të miturve apo moskthimit në afat të tyre, strukturat e kufirit në bashkëpunim me strukturat e tjera policore njoftojnë autoritetet kompetente ligjzbatuese në vend për veprën penale të braktisjes së fëmijëve të mitur, të pretenduar të kryer nga shoqëruesi i të miturit.

Për parandalimin dhe goditjen e rasteve të braktisjes së fëmijëve të mitur dhe të abuzimit me të miturit nga trafikantë apo persona të tjerë përfitues bashkëpunohet ngushtësisht edhe me institucionet homologe ligjzbatuese të vendeve fqinje dhe ato ndërkombëtare, sipas legjislacionit ndërkombëtar.

Po ashtu sipas këtij udhëzimi, të gjitha dokumentet që administrohen në pikat e kalimit të kufitar në zbatim të këtij udhëzimi ruhen për një afat 1-vjeçar dhe në përfundim të këtij afati asgjësohen. Në të gjitha rastet kur nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë udhëzim, roja kufitare ndalon daljen e të miturit nga kufiri shtetëror dhe pajis shtetasin me dokumentin përkatës./  S.M

Të fundit

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise,...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i...

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV