“Vlerësove veten si aktore”/Debate të forta mes Oltës dhe Ronaldos pas pikëve nga juria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olta Gixhari si anëtare jurie dhe Ronaldo Sharka kanë debatuar pas performancës së tij mbrëmjen e djeshme në “Dancing With The Stars”.

Ky i fundit shprehet i pakënaqur nga komentet dhe vlerësimet e jurisë. Juria ka kritikuar ashpër kërcimin, duke e vlerësuar me pikë të ulëta. Valbona Selimllari i dha Ronaldos 7 pikë, Lori Bala 3 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 4 pikë.

24 pikë, por moderatori nuk është larguar pa ‘zë’ nga skena, ndërsa ka vendosur të ‘kompensojë’ Oltën për batutën e sanduiçit javën e shkuar dhe pikët e ulta të kësaj jave me një koment therës.

Debati mes tyre:

Ronaldo: Mos ndoshta e kishe vlerësimin për veten tënde si aktore Olta? Ika se kam një sanduiç tjetër për të ngrënë…

Bora: Pse e thua këtë? Po kalon në ofenime personale dhe nuk është aspak e bukur as për njerëzit që na ndjekin.

Olta: Po shumë mirë bën ai. Kur ja ka dhënë Top Channel këtë mundësi, i jep kohë televizive dhe mikrofonin të flasë, shumë mirë bën ai. Ai po bën atë që di të bëjë më mirë, të shpifi dhe të ofendojë. Lëre të hedhë baltë. Shumë bukur, po ta jep Topi këtë kohë, bravo të qoftë.

Ronaldo: Për diçka të jesh e sigurt Olta, vetëm tek drejtuesit e Top Channel mos dysho.

Bora: Ronaldo, të lutem respekto njerëzit që janë këtu. Për më tepër, çfarëdo vlerësimi që të japin nuk e japin për profesionin tuaj, kështu që mos e kthe duke i akuzuar për profesionin e tyre.

Iliri: Top Channel u ka dhënë mundësinë si ty edhe asaj që të jeni në këtë skenë sot. Dhe unë mendoj që në këtë skenë secili prej jush duhet të ketë qetësinë mendore që të respektoni njeri tjetrin. Tani ti je aty dhe ajo është këtu. Dhe ta nxjerrësh bisedën përtej asaj çka përfaqëson sanduiçi në vetëvete është e tepruar.

Lexo edhe :  Homazhet për Naun Shundin, Bujar Asqeriu: Sot është një trishtim i madh

Ronaldo: Gjithsesi VIP 9 është kodi. Ju që na doni dhe na mbështesni, mund të rimbursoni pikët që Olta nuk dha.

“Kërcimi mu duk më interesant se ai i kaluari. Kishte më shumë qëndrueshmëri, me thënë të drejtën unë e kam favorizuar netët e kaluara me pikët, por nuk do ta bëj më”, u shpreh Olta.

Pas kësaj deklarate Ronaldo reagoi, duke u treguar i ashpër me pjesëtaren e jurisë, ku në thelb qëndronte komenti i javës së kaluar.

“Si nuk të shkon ty karrigia e Dancing. Ti ke dy javë që merresh me mua dhe hapat. Ti me mua nuk je marrë me aktrimin, ti nuk di të hedhësh hapa”, iu drejtua Ronaldo./   S.M

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin/ Altin Troplini, avokat i karteleve të drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës "Detyrim paraqitje" të vendosur nga gjykata lidhur...

Aferat me tenderë qindra milionëshe/ Myslim Murrizi akuzon deputetët e PD për pazare

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Myslim Murrizi, ka akuzuar ashpër deputetët demokratë se kanë heshtur për aferat qindra milionëshe të qeverisë Rama. Ai tha se...

Georgina Rodriguez shfaq unazën milionadollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë Filming Italy Venice Award gjatë Festivalit të 82-të të Filmit, duke ekspozuar...

Po tani? BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

Kur takohen ministrat e Jashtëm të BE, agjenda e tyre shpesh i ngjan një atlasi botëror. Lista marramendëse deklaratash dhe veprimesh për t'u miratuar, pika...

Dhimitër Anagnosti, kineasti me karrierë të ndritur

Nga Leonard Veizi Ai nuk është më... fizikisht. Sepse u largua nga kjo jetë pikërisht datën e 1 shtatorit 2025, nëmoshën 89 vjeçare. Por ai...

Lajme të tjera

Web TV