Malltezi në pranga/ Reagon PD e Bashës: Ka nisur era e ndryshimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i kryesisë së PD-së Besart Logu, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën detyrim paraqitje ndaj Sali Berishës, për aferën e privatizimit të klubit Partiazani.

“Zyrtarisht në diktaturë” thotë Foltorja. Po çfarë diktature more, se nuk të jep dikatori për tre muaj me rradhë çdo sallë të pallatit të kulturës apo kinoklub në Shqipëri pa pagesë vetëm që të rritesh politikisht.
Nuk të shpërblen diktatori me kullë 65 kate, më të larten në ballkan. Nuk të arreston diktatori pas dhjetë vitesh në pushtet por sapo e merr atë. Diktatori nuk të mban në lojë por të nxjerr nga loja, madje duke shkelur rregullat që të japë mesazhin se jam unë që i vendos ato.

Kështu që, po, jemi zyrtarisht në diktaturë! Jemi në diktaturën e ligjit e me diktator SPAK-un, organi që u krijua dhe ka mbështetjen e SHBA-BE! Dhe të tillë diktature e mirëpret çdo qytetar që me zor e mbyll muajin.

E mirëpret çdo shqiptar që ka ikur dhe të tjerë që po mendojnë ikjen për shkak të politikës së mbrapshtë. E mbështet kushdo që nuk ka llogari të hapura me drejtësinë. Janë pro kësaj diktature miliona shqiptarë që duan ndryshimin dhe mbylljen e epokës së tranzicionit. Prandaj, kjo lloj diktature është më e bukura në historinë e njerëzimit sepse është diktatura që i kundërvihet pushtetarëve dhe jo qytetarëve.

Sundimin e ligjit dhe kulturën e ndëshkueshmërisë nuk e duan vetëm tre persona; Berisha-Meta-Rama bashkë bandat që i shkojnë nga pas. Për fat të mirë, janë shumë pak në raport me shqiptarët e ndershëm që i neverisin këto tre modele.

Praktikisht ka nisur era e ndryshimit dhe jam shpresëplotë se buzëqeshja do na rikthehet!’- shkruan Logu./  S.M

Të fundit

Xheneta ironizon hapur Eglin: Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth

Një video mes Gjestit dhe Eglit po bën xhiron e rrjetit, ku kjo e fundit i kërkon 'llogari' banorit...

Mick Jagger fejohet me balerinën 44 vite më të re

Mick Jagger është fejuar zyrtarisht për herë të tretë. Artisti 81 vjeç, dhe Melanie Hamrick, 37 vjeç, kanë qenë të fejuar në heshtje për “dy...

Gigi Hadid ndan fotografi të rralla me vajzën dhe flet për raportin me Zayn Malik

Gigi Hadid ka ndarë disa fotografi të rralla të vajzës së saj 4-vjeçare, Khai, teksa shijonin një shëtitje me biçikletë në natyrë. Supermodelja 29-vjeçare, e...

“Ftova çunin problematik”, Rama prezanton këngën e fushatës së PS nga Noizy

Rama ka prezantuar këngën e fushatës të PS, të kënduar nga Noizy. “Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë, uë kam sjellë surprizë...

Elisa Spiropali: Me Shqipërinë në Evropë apo në gropën e atyre që s’dolën dot as vetë?

Elisa Spiropali, drejtuese politike e PS-së në qarkun e Tiranës, në çeljen e fushatës, u shpreh se kryeqyteti do të jetë fitorja e madhe...

Lajme të tjera

Web TV