Tronditëse/ Babai tregon telefonatën e fundit me të bijën pas sulmit nga Hamasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Histori prekëse dhe tronditëse raportohen gati çdo ditë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasi dhe pasojat e saj në njerëz.

Ilan Regev, babai i 21-vjeçares Maya, e cila ishte në festivalin muzikor ku u vranë 260 persona nga Hamasi mëngjesin e 7 tetorit, ka treguar për telefonatën e fundit që ka pasur me të bijën.

“Babi më qëlluan, më qëlluan. Ai po na vret babi, po na vret”, tha e reja izraelite që ishte në festival me vëllain e saj 18-vjeçar. Babai i saj, i cili shpërtheu në lot në intervistën që dha për CNN , dëgjohet në telefon duke i kërkuar vajzës së tij t’i dërgonte koordinatat e zonës ku ndodhej ndërsa i thoshte “Po vij”.

21-vjeçarja thuhet se ka arritur t’i dërgojë një mesazh edhe nënës së saj, Mirit, para masakrës në festival ku ajo i ka thënë “Të dua”.

Për momentin në familjen e vajzës së re nuk ka asnjë informacion nëse ajo është gjallë apo është vrarë, ndërsa për vëllain e saj një mik i ka dërguar babait të tij një video në të cilën ai shfaqet i gjallë.

“Mendoj se është gjallë, nuk e di, por nuk duket se është vrarë nga të shtënat me armë”, tha babai i tij. Siç kanë shpjeguar prindërit e dy fëmijëve, ata e kanë bërë publike këtë telefonatë pasi duan që bota të dijë masakrate bëra nga Hamasi. /   S.M

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV