E kritikoi për pikët që jep dhe e quajti dhelpër, Iliri reagon ndaj deklaratave të Albit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreografi i njohur, Albi Nako, gjatë një puntate në “Dancing With The Stars Fan Club”, ka kritikuar anëtarin e jurisë, Ilir Shaqiri, duke e quajtur “dhelpër” dhe se pikët që ai jep nuk përshtaten me komentet që bën.

“Vë re shpesh herë në juri që ‘bravo të lumtë, ulu, katër’ dhe ‘nuk ishe fare mirë sot, ulu 10’”, është shprehur Albi Nako në një puntatë më herët në DWTS Fan Club.

Lidhur me këtë deklaratë të Nakos, Ilir Shaqiri është përgjigjur përmes një video të realizuar nga “DWTS Fan Club”.

“Unë nuk kam këtë lloj ekstremi psiqik që të ha atë që them si koncept, origjinë, kritikë ose si vlerësim, ato pikë jap. I them Albit që ndoshta duhet të ulet dhe t’i rishikojë momentet, kur unë jam shprehur, si profesionist që është dhe ta analizojë më me ftohtësi këtë gjënë sepse të gjeneralizosh është shumë kollaj, të specifikosh është shumë e vështirë”, tha kryetari i jurisë së spektaklit të kërcimit.

Ndërsa për deklaratën e Nakos, ku shprehet: “Në një proces gjyqësor të pulës, nuk mund të jetë anëtar i jurisë një dhelpër në këtë rast. Dhelpra është Iliri dhe pula është Tokja (balerini)”, Iliri i është kundërpërgjigjur duke u shprehur:

“Të komentoj njërën kafshë, apo kafshën tjetër nuk kam shumë dëshirë, por e thënë nga Albi është një kompliment.

I kam komplet si shiu mbi mushama dhe nuk më prek asnjë gjë, jam mësuar me këtë lloj hidhe prit dhe më the e të thashë. Unë i uroj Albit të përfaqësojë në Fan Club atë që është zhaneri ynë, që është kërcimi dhe që ai e di shumë mirë në të gjithë kompleksin e fjalës kush jam unë, kush është ai dhe kush është gjithë dynjaja”.

Lexo edhe :  Mediat zvicerane: Noizy u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Gjatë Fan Club ditën e sotme, pasi pa reagimin e Ilirit përmes një video, Albi Nako shprehet:

“Në lidhje me batutën e dhelprës dhe pulës, është në kuadrin e një batute, ajo është një situatë e metaforizuar dhe nuk është se unë Ilirin e quaja dhelpër si karakter, si njeri, po ashtu edhe Tokjen me të gjithë respektin që kam e quaj pulë. Unë e shpjegova dhe herës që kaloi, që kjo është një situatë e mbartur nga BBV, këtu nuk është faji im që një pjesë e konsiderueshme e kastit janë kast nga BBV dhe për mua ngelet një fitil i ndezur në një kohë të shkuar dhe bombat apo shashkat shpërthejnë në këto lloj emisionesh”./   S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV