‘Meta’ paditet nga shtetet amerikane për dëmtim të shëndetit mendor tek të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meta, kompania ombrellë e Facebook dhe Instagram është paditur nga një sërë shtetesh amerikane nën akuzën se nuk ka qenë transparente në lidhje me pasojat e vërteta të rrjeteve sociale, duke dëmtuar kështu shëndetin mental të përdoruesve sidomos tek të rinjtë.

Në padinë kundrejt gjigandit të rrjeteve sociale, thuhet se kompania ka fshehur “rreziqet” e vërteta të aplikacioneve të saj.

BBC raporton se ndër të tjera në padi thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Privatësisë në internet të Fëmijëve.

“Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Meta, kanë kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, një nga 33 prokurorët e përgjithshëm që nënshkruan padinë.

Kësaj padie i janë bashkuar edhe 9 shtete të tjera, raporton BBC.

Në  një reagim mbi këtë gjë, një zëdhënës i Metës deklaroi se “ne ndajmë së bashku me  prokurorët angazhimin për t’u ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet dhe kemi prezantuar tashmë mbi 30 metoda për të mbështetur adoleshentët dhe familjet e tyre.”

Meta dhe kompanitë e tjera të mediave sociale, tashmë përballen me qindra padi në SHBA të ngritura nga familje, të rinj dhe rrethe shkollore për ndikimin në shëndetin mendor./e.t

Të fundit

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në...

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e...

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë...

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Lajme të tjera

Web TV