“Na kanë vjedhur kohën”/ Gazetari paralajmëron fundin e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Poli Hoxha gjatë një emisioni televiziv deklaroi se Ilir Meta ashtu si Sali Berisha do të përfshihet në hetimet e SPAK për korrupsion.

Hoxha tha se Meta por edhe partia e tij do të bëhen pjesë e tranzicionit të drejtësisë për të korruptuarit.

“LSI është SHPK, është një lëvizje që ekziston lideri pa ekziston edhe ajo. Në momentin që liderit i fillojnë problemet penale, bie në letargji.

Kur është në pushtet fryhet, shkon 250 mijë vota kur nuk është në pushtet thahet. Në këtë kuptim nuk e shih fare, Ilir Metën e shoh si pjesë të kësaj që po ndodh me Berishën.

E pres, të ndodhë si me Metën, ashtu dhe Ramën, kolonave të këtij tranzicioni. E kanë gatuar vetë fatin e tyre, jo ne.

Na kanë vjedhur, edhe kohën madje. Prej demokracisë mendonim se do të hynim në BE dhe kaluan 32 vite dhe ende nuk ka shpresë. Si mund t’i them unë vajzës që voto për Berishën, duhet t’ju hapin rrugë të rinjve. Këta nuk lëvizin, nuk shkuleshin as me votë.

Tani të ndiqet rruga penale”, the Hoxha./  S.M

Të fundit

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë,...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin në...

Hapja e fushatës, vizita e parë në diasporë/ Rama takim nesër me shqiptarët në Milano

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Milanos, në Itali pas nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht për zgjedhjet e 11 majit. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV