Rama thërret “besnikët”/ Takim në kryeministri me grup të ngushtë ministrash e deputetësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meditën e sotme, kryeministri Edi Rama thirri në zyrë njerëzit e tij më të besuar në parti dhe parlament. Për një orë, në kryeministri ishin ministrat Taulant Balla dhe Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar, Bledar Cuci dhe anëtarët e komisionit të ligjeve, Damian Gjiknuri, Toni Gogu dhe Klotilda Ferhati.

Zyrtarisht nuk u dha një shpjegim për takimin dhe nëse ai lidhej me aktualitetin dhe cështjen Berisha.

Të pyetur nga ABC News, pjesëmarrësit në takim thanë se kishin pasur një takim koordinues mes partisë, parlamentit dhe qeverisë.

Ata pretenduan se me kryeministrin Rama kishin folur fillimisht për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa më pas kishin diskutuar për një paketë ndryshimesh ligjore në fushën penale për të rritur sigurinë në shkolla./e.t

Të fundit

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Lajme të tjera

Web TV