test

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK fletë-thirrje për Rakip Sulin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rakip Suli është kryebashkiaku i radhës socialist i cili do të thirret në SPAK.

Prokuroria e posaçme konfirmoi pak javë më parë që ndaj tij ka nisur një hetim shpërdorim detyre. Prokuroria ka gjetur shkelje në kompensimin e rindërtimit.

Kanë qenë këshilltarët bashkiakë të Kamzës kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e tyre, Rakip Sulin.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme banorët e Kamzës janë paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli.

Banorët e akuzojnë kryebashkiakun për shkelje të barazisë në tendera dhe për korrupsion dhe në cilësinë e provave ata kanë paraqitur ndër të tjera edhe auditimin e KLSH-së, ku janë konstatuar shumë shkelje në Bashkinë e drejtuar nga Suli.

Më herët, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli./  S.M

Të fundit

Euro 2024/ Austria fiton duke bindur, 3 gola për 3 pikë

Polonia dhe Austria u përballën në Berlin, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë, të Grupit D., sfidë...

Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Vala e të nxehtit po përhap probleme të mëdha kudo nëpër botë. Sakaq, në Meksikë temperaturat e larta kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish e ndërsa...

Çmimi letrat Kadare 2024, shkrimtari i ri Dionis Prifti shpallet fitues me shumicë votash

Dionis Prifti shpallet fitues i edicionit të dhjetë të Çmimit letrar KADARE 2024, me romanin “Dy javë nën balonë” Në përputhje me Statutin e Çmimit...

Iu gjetën 19 doza kokainë dhe 2 mijë € cash, arrestohet në Milano reperi shqiptar 

Një reper shqiptar i njohur me emrin Daxter, është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi shpërndante kokainë. Sipas mediave italiane, pasditen e 20 qershorit,...

Veliaj me socialistët: I shohim njerëzit në sy për punët e bëra dhe premtimet e mbajtura

“Fakti që rritemi çdo vit në Laprakë, i dedikohet punës së palodhur”. Kjo ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës,...

Lajme të tjera

Web TV