Pse nuk u arrestua Berisha?/ Spahiu:Vepra penale parashikon 4 deri në 12 vjet heqje lirie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në një emision televiziv, Kreshnik Spahiu foli për goditjen e SPAK-ut ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe ortakut Fatmir Bektashi.

Spahiu foli për deklaratat e Berishës, i cili kundërshton masën e sigurisë së dhënë nga Prokuroria, shpjegon se përse nuk u dënua Berisha, por mori vetëm një masë të lehtë nga SPAK-u, të cilën e theu dje, duke mos u paraqitur në gjyqin që u mbajt ndaj tij.

“Kemi dy momente që kanë interpretim të gjatë juridik, që lidhen me masën e sigurimit, por dhe me njoftimin e masës. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shprehur raste kur një deputeti i privohet liria.

Në momentin kur arrestohet me burg, kur arrestohet në shtëpi, kur i kontrollohet banesa, apo bëhet kontroll personal, kur i hiqet liria në çdo lloj forme, atëherë Prokuroria duhet të kërkojë një autorizim nga Kuvendi. Në rastin konkret, Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për autorizim, për të dhënë leje për kufizimin e lirisë së Sali Berishës. Kemi një rast të paprecedentë.

Deri më sot nuk ka një subjekt politik i cili të akuzohet për korrupsion pasiv edhe të mos ketë masën arrest me burg apo arrestit shtëpiak. Në rastin e Sali Berishës kemi një rast sui generis, që është bërë përjashtim. Pra ndonëse vepra penale e parashikon 4-12 vjet heqje lirie, me burg, masa e sigurimit është shumë e lehtë, thjesht një detyrim për paraqitjeje.

Për rastin e moshës mund të ishin kujdesur t’i vendosnin një arrest shtëpiak. Unë nuk paragjykoj punën e prokurorisë, por shoh një lehtësim të punës së deputetëve për të shmangur një lloj debati parlamentar që mund të agravonte në një krizë të fortë, përplasje politike. Uroj mos jetë kështu.

Lexo edhe :  Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Berisha nuk po e pranon këtë masë, refuzoi të bashkëpunojë në një procedim penal normal, nuk shkoi për t’u marrë në pyetje, as nuk pranoi të takojë oficerët e policisë gjyqësore që do t’i konfirmonin vendimin. Në çdo lloj praktike penale, nëse një subjekt, kushdo qoftë, do e pengonte prokurorinë për masën e sigurimit, ligji parashikon që prokuroria menjëherë duhet të ndryshojë masën për një mase më të ashpër shtrënguese.

Nëse i pandehuri nuk e pranon dhënien e pasaportës dhe nuk pranon detyrimin për t’u paraqitur në prokurori, atëherë ligji e detyron prokurorinë që të paraqesë në gjykatën speciale një kërkesë për masë me të ashër që në këtë rast është arresti në shtëpi.

Nëse Berisha nuk paraqitet në prokurori, ligjërisht duhet t’i ndryshohet masa. Por unë mendoj që Berisha do paraqitet nesër në prokurori”, u shpreh Spahiu.  /   S.M

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV