Tre gjërat që e bëjnë një dhomë ndenjeje të duket e rëndomtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një interior design ka zbuluar tre gjërat që nuk duhet t’i keni kurrë në shtëpinë tuaj nëse nuk doni të dukeni të rëndomtë e që keni shpenzuar fare pak. Ekspertja, nga Vybe Interior, tha se kabujt elektrikë të dukshëm, jastëkët me xixa dhe me citate frymëzuese si dhe ndriçimi jo i duhur e bëjnë shtëpinë tuaj të duket ‘e lirë’ dhe duhen shmangur.

Gjëja e parë që ajo përmendi ishte rrëmuja nga kabujt e dukshëm nga pajisjet elekronike që janë në shtëpi. Ajo rekomandon fshehjen e tyre në kuti të veçanta: “Nëse është e mundur, mund t’i fusni kabujt në mur dhe nëse jo, mund të merrni një kuti të vogël në Amazon”, tha ajo.
Ajo gjithashtu nuk i pëlqen jastëkët me thënie frymëzuese, si: “jeto, qesh, dashuro”.

Edhe “veprat e artit” të prodhuara në masë sipas saj janë një blerje e gabuar sepse të gjithë kanë të njëjtat gjëra në shtëpi.
“Kur jeni duke kërkuar për vepra arti, kërkoni diçka pak më origjinale, diçka që jo të gjithë do ta kenë”, tha ajo.

Ajo foli edhe për pajisjet e ndriçimit, duke shpjeguar se si ndriçimi i ekspozuar L.E.D mund ta bëjnë dhomën të duket e lirë.

Ekspertja mori aq shumë vëmendje në videon e saj, sa që ngarkoi një video të dytë me më shumë gjëra që i bëjnë shtëpitë e njerëzve të duken të lira.
Megjithatë, disa nga ndjekësit u zemëruan me listën e artikujve që nuk duhet të jenë në shtëpi duke pranuar se kanë të paktën një prej tyre./I.S

Të fundit

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Moment historik! OBSH miraton marrëveshjen e parë globale për pandemitë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen e saj të parë globale për pandemitë, një moment historik në bashkëpunimin ndërkombëtar për shëndetin...

Ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës/ Presidenti Maduro vë gishtin mbi mafian shqiptare

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u betua për një mandat të tretë pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme në korrik 2024, e...

167 mijë dollarë në Facebook, kush investoi më shumë për fushatën e 11 majit?

E ndërsa fushata elektorale tashmë ka përfunduar, kurioziteti për vlerat monetare të derdhura nga partitë politike për marketing online, arrijnë shifra të larta. Në...

Lajme të tjera

Web TV