Gjobat mbi xham do të vazhdojnë/ Specialisti i Rrugores: Jo të gjithë kanë akses online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjobat mbi xhamat e makinave të parkuara gabim kur shoferi nuk është prezent, do të vijojnë të vihen nga ana e policisë.

Pavarësisht se gjobat online ishin pjesë e paketës së risive dixhitale të prezantuar dhe pritej të zëvendësonin fletë-gjobat, specialisti i Policisë Rrugore, Gerhard Baka tregon  se janë hasur disa kundërshti nga qytetërt për shkak të aksesit në celularë tek aplikacioni “E-Albania”, dhe për këto arsye do të vijojnë edhe me metodën e vjetër të masave administrative.

Një tjetër risi për sa i përket ndëshkimit të shoferëve që parkojnë gabim dhe që krijojnë trafik, ishte aplikimi i zhvendosjes me karrotrec të këtyre automjeteve, por specialisti I qarkullimit rrugor Gerhard Baka u shpreh se jemi ende larg ndërgjegjësimit të shoferëve për të mos lënë makinë në parkim dysh.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave./  S.M

Të fundit

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant,...

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh parahistorinë të kuptueshme, por një...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian në Shqipëri

Zyra e FBI-së në Uashington publikoi këtë të hënë postera për kërkimin e informacionit, të cilët paraqisnin tre oficerë të lartë të inteligjencës iraniane, që dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV