Zbardhet dëshmia e nxënësit që goditi mësuesen: Më përmendi babain e ndjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmiia e 16-vjeçarit, i cili ditën e djeshme goditi me karrige mësuesen në Lezhë.

Në gjendje të rënduar psikologjike, i mituri ka thënë se mësuesja i ka përmendur babain e ndjerë i cili ka tre vite që është ndarë nga jeta. I gjithë veprimi, sipas tij, ka qenë i nxituar dhe nuk ka dashur të bëjë një gjë të tillë, duke shtuar se nuk ka pasur konflikt me mësuesen.

 “Në fakt, kemi marrë dëshmitë  e 16-vjeçarit dhe mësueses së matematikës. 16-vjeçari ka thënë se nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike, pasi mësuesja i përmendi babain e ndjerë, i cili kishte humbur jetën 3 vite më parë. Në këtë moment, nisur nga një gjendje e rënduar psikologjike, ka reaguar, por pa kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur.

I gjithë veprimi, sipas tij, ka qenë i nxituar dhe nuk ka dashur të bëjë një gjë të tillë. Ka qenë një reagim i momentit, nuk ka pasur konflikte me mësuesen e vet.

Ka pasur edhe mungesa për të cilën në fakt ishte bërë shkak i debatit në klasë. Vetë mësuesja ka deklaruar në polici se 16-vjeçari ishte në bangën e fundit të klasës dhe ka qenë duke bërë një bisedë me shokun e tij të bangës.

Në atë moment, ajo i ka çuar zërin dhe duke i bërtitur, duke i kujtuar 16-vjeçarit se e kishte kaluar një vit më parë.

Ajo kishte bërë një betim, kishte përmendur edhe të vdekurit që nuk do ta kalonte nxënësin. Më pas ka pasur një debat dhe ka ardhur reagimi i 16-vjeçarit”, tha gazetari për ABC NEWS, duke iu referuar deklaratës së 16 vjeçarit në polici./   S.M

Të fundit

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky...

Lajme të tjera

Web TV