Prej pak kohësh është bërë baba, Klajdi Haruni zbulon domethënien e emrit të vogëlushes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Klajdi Haruni prej pak kohësh po shijon statusin e babait. Në një intervistë televizive ai ka treguar më shumë rreth kësaj ndjesie të bukur dhe të panjohur për të.

Ai ka zbuluar se sapo ishte kthyer nga Franca dhe ndodhej me vajzën e tij në krahë gjatë momenteve që po fliste me moderatoret, Jonidën dhe Elonën.

Si ka qenë ky udhëtim i parë për Klajdin kur e dinte se në kthim do ta priste vogëlushja e tij?

Këtë radhë ka qenë dhe udhëtimi im i parë jashtë, pas lindjes së vajzës, dhe kam qenë gjithë emocione dhe gjithë merak. Me gjithë dëshirën për t’u kthyer në shtëpi. Edhe i kam shkruar partneres, edhe më ka shkruar. Emocione të bukura.

Pse kanë zgjedhur Klajdi dhe Orgesa emrin Hea? Cili është kuptimi i këtij emri të veçantë?

Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea.

U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur, por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë, si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean.

Si po shkon jeta familjare, a janë mësuar me ndryshimin e rutinës dhe gjithçka tjetër tani që çifti janë bekuar me një fëmijë?

Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur, por akoma nuk e kam marrë veten tamam. Më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur që na ka bekuar Zoti. Po e përjetojmë dhe po e përballojmë shumë mirë për momentin. Po ia dalim, mendoj që jam një baba që ndihmoj, por varet edhe si mendon mamaja.

Lexo edhe :  Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Kujt i ngjan më shumë?

Mendoj që është një miks midis të dyve. Njerëzit e Orgesës thonë që i ngjan asaj, ndërsa njerëzit e mi thonë: “Ua, kopje si ti”./   S.M

Të fundit

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me...

Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i kanë...

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Lajme të tjera

Web TV