Pse Edi Rama nuk e do dënimin e Sali Berishës dhe loja e fortë që po luan SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

Dje Berisha bëri thirrje për Revolucion.

Sigurisht që askush nuk e mori seriozisht sepse pas 33 vitesh më shumë shqiptarë gjen të gatshëm të luftojnë në Palestinë, Izrael apo Ukrainë sesa në bulevard për kullat e Berishës.

Çuditërisht armiku i revolucionit nuk ishte Amerika dhe Soros por ishte Edi Rama.

Nga e shtuna deri më sot Sali Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë:

– kundër SHBA,

– kundër Blinken,

– kundër Yuri Kim,

– Kundër Soros

– kundër ambasadorit britanik

Pyetja shtrohet: Pse Berisha ka 6 vjet deklaron që ambasadorët e SHBA dhe BE kërkojnë prokurorisë arrestimin tim dhe kur ndodhi “arrestimi” familjar, hesht për Amerikën dhe akuzon Edi Ramën?

Berisha e ka të qartë që e humbi luftën me SHBA dhe Britaninë e Madhe dhe s’ka shpresë ta fitojë.

Berisha e di se ky është fillimi i një fundi tragjik që mund ta ndalë vetëm Edi Rama.

Berisha e di shumë mirë që Edi Rama nuk ka urdhëruar prokurorinë, por pas hetimit janë partnerët amerikanë dhe perëndimorë që kanë planifikuar jo vetëm ta çmontojnë berishizmin. por edhe ta bëjnë model ndëshkimi si preçedent gjyqësorë.

Në këto kushte Berisha rrit presionin vetëm ndaj Edi Ramës për këto arsye:

– Edi Rama s’ka interes të dënohet një kryeministër me burg sepse kjo krijon preçedentin penal për dënimin në të ardhmen të çdo kryemnistri.

– Edi Rama nuk ka interes që Berisha të arrestohet por të hetohet i lirë duke krijuar praktikën proçedurale që ndaj kryeministrave të kërkohet maksimumi një “detyrim paraqitje”.

– Edi Rama ka interes mos burgoset Berisha por ta lejojë të lirë që ai të protestojë me thyerje, djegie, dhunime për tu treguar ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve që në 2025 e keqja më e vogël jam unë.

Lexo edhe :  Presidenti po jeton në 12 metra

– Edi Rama s’ka interes të nxjerrë jashtë politikës Berishën se pas ikjes tij, i bie që Rama të jetë më plaku dhe më i vjetri duke ju afruar radha e largimit.

– Edi Rama nuk ka interes të burgoset Berisha se i duhet një lider Non-Grata nga perëndimi si kundërshtare.

– Edi Rama ka interes që Berisha të jetë i lirë si e vetmja mënyrë që një opozitë e re mos lind në Shqipëri.

– Edi Rama s’ka interes të izolohet Berisha, pasi me të po fiton zgjedhjet shumë thellë dhe ka mandatin 4 në xhep.

Për këto arsye SPAK dhe GJKKO janë përballë një sfide historike.

Nëse proçesi ndaj Berishës përfundon me sukses si një gjykim i lirë, i drejtë, me prova dhe i barabartë ky do jetë revolucioni i drejtësisë mbi mafien politike.

Në të kundërtën, nëse Berisha shpallet i pafajshëm mbi betejën e shkeljeve proçedurale, kjo rrezikon të kthehet në bumerang dhe dështim me pasoja ku anti-revolucioni do kthejë Shqipërinë 3 dekada pas në pikën zero.

SPAK duhet të mbështetet fort tek SHBA të cilët e kuptuan që vetëm prangat e largojnë establishmentin nga politika dhe jo vota që ata kontrrollojnë.

Populli duhet mbështesë revolucionin e amerkanve në bankën e të akuzuarve!

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV