Qëllohet ish-deputeti, në gjendje të rëndë për jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oleh Tsarov, ish-anëtari i parlamentit ukrainas i cili mbështeti pushtimin rus në  Ukrainë, është qëlluar dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, raporton Ukrainaska Pravda.

Informacionin e ndau Vladimir Rogov, zyrtari rus i ngarkuar në pjesën e pushtuar të Zaporizhzhia, transmeton Telegrafi.

Rogov ka shkruar se gjendja e “Olehut është e rëndë” dhe se gjendet në repartin e kujdesit intensiv.

Gjithashtu ka konfirmuar se Tsarov është qëlluar, e në rrjetet sociale është shpërndarë një video e cila pretendohet se u filmua në afërsi të shtëpisë së Tsarov, ku ndaj tij është kryer atentat.

Informacionin për tentim-atentatin ndaj Oleh Tsarov e ka konfirmuar familja e tij. Rreth mes natës është qëlluar me dy plumba. Nuk ka informacione për sulmuesin, e forcat e sigurisë janë duke hetuar rastin.

Derisa ka arritur autoambulanca Oleh ka humbur vetëdijen dhe sasi të madhe gjaku. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore”, ka shkruar zyrtari rus./e.t

Të fundit

Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të...

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” u rendit forcë e tretë...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Starton Europiani U17 në Shqipëri, kryeministri Rama i pranishëm në stadium

Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e...

Lajme të tjera

Web TV