Qeveria miraton projektligjin “Për llogarinë bazike të pagesës”, kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, hartuar nga Banka e Shqipërisë.

Pr/ligji përcakton rregullat dhe kushtet për hapjen dhe përdorimin e llogarisë së pagesave me shërbime bazike për konsumatorët dhe rezidentët në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese brenda Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i së drejtës për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike për konsumatorët, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e konsumatorëve në tregun financiar, bazuar në interesin e tyre të vërtetë për të pasur një llogari të tillë, e cila do t’i lejojë ata të marrin përfitimet që sjell tregu financiar.

Ky ligj nuk zbatohet për llogaritë e pagesave për personat juridikë, mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla e personat fizikë tregtarë. Bankat do ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë.

Përfitues janë personat që trajtohen me pagesën e papunësisë, familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre, individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre, individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre, invalidët e punës, jetimët që kanë përfituar statusin, përfituesit e pensionit social, përfituesit e pensionit të pleqërisë, përfituesit e invaliditetit, si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale, përfituesit e pensionit familjar, si dhe përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë./ S.M

Të fundit

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”,...

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që besojnë akoma se “në politikë...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Lajme të tjera

Web TV