Roli i gjyshes dhe i nënës te fëmija

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Roli i gjyshes është i pazëvendësueshëm, por jo i domosdoshëm si ai i nënës.

Gjyshja ka fituar aftësinë e vetëkontrollit dhe përzgjedh shumë mirë veprimin dhe fjalën e saj.

Gjyshja komunikon me mbesën apo nipin, duke fuqizuar figurën e nënës, sidomos kur ajo nuk është e pranishme. Ajo duhet t’i afrohet fëmijës gjithmonë nëpërmjet nënës dhe duke ruajtur figurën e saj. Gjyshja nuk mund ta zëvendësojë nënën.

Megjithatë është personi më i përshtatshëm për të qëndruar me fëmijën në mungesë të saj.

Rëndësi të veçantë gjyshja merr në disa situata të caktuara. Ajo duhet të asistojë nënën e re, veçanërisht në ditët dhe javët e para të jetës së fëmijës me qetësinë, inkurajimin dhe vetëkontrollin e saj, duke e siguruar nënën e re, se shumë shpejt ajo do t’ia dalë mbanë.

Ajo siguron prindërit e rinj se është vetëm çështje kohe, ata janë duke ndërtuar një rutinë të re në mënyrën e të sjellurit dhe të menduarit.

Tashmë janë tre, nëna, babai dhe fëmija. Këtu qëndron dhe misioni i gjyshes, të ndërgjegjësojë dy të rinjtë e sapobërë prindër që tashmë ata janë tre, bashkë apo veç e veç. Ata si prindër janë të pandashëm përballë fëmijës së tyre./I.S

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV