Të rinjtë e Tiranës shpalosin idetë inovative në “Climathon Tirana 2023”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përmbyllje të edicionit të dytë të Climathon Tirana 2023, konkurs global i llojit Hackathon që zhvillohet në 140 qytete të globit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë e ardhmja e vendit.

“Ndonjëherë bëhemi ‘viktima’ të suksesit tonë. Sa më e mirë bëhet Tirana, duan të vijnë të gjithë në Tiranë. Jo vetëm kaq, por edhe shumë të huaj që vijnë në Tiranë, janë dëshmi e kësaj. Di që dhomat e hoteleve janë plot, AirBnB janë plot. Kështu që, ndonjëherë suksesi dhe arritjet vijnë me sfida. Duke qenë se Tirana rritet me 25 mijë qytetarë çdo vit, automatikisht janë 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina. Ku do të shkojnë apo nëse janë elektrike ku do karikohen, nëse nuk janë, duhet zgjidhur se ku do të parkohen. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se ne e kemi lidhur fatin bashkë. Jetojmë në një qytet, konsumojmë. Kryetari i bashkisë, ministrat, shkojnë e vijnë, por sa jemi në këtë pozicion, duhet të bëjmë sa më shumë bashkëpunim që të gjejmë zgjidhje”, tha Veliaj.

Duke folur për idetë inovative, kryebashkiaku risolli në vëmendje ndryshimin e rregullit për licencën e taksive.

“E ndryshuam rregullin për licencat e taksive. Thamë: Në qoftë se do të punosh me një makinë diesel, duhet të presësh 4-5 vjet, që të dalë në pension një taksixhi që tashmë e ka licencën se nuk e heq dot nga tregu. Por, në qoftë se do të sjellësh makinën elektrike mund ta marrësh për 24 orë. Vetëm ndryshimi i këtij rregulli e ktheu Tiranën në 3 vite me 70% flotën makina elektrike. Dhe unë jam i bindur që kur ta lë unë këtë mandat do të jetë 100% elektrike”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Aksident në Tiranë! Përplasen dy automjete, dyshimet e para...

Climathon synon të integrojë qytetin e Tiranës dhe qytetarët e tij drejt një të ardhmeje më të mirë, të qëndrueshme, duke adresuar sfidat klimatike dhe duke sjellë zgjidhje inovative. Misioni i Climathon është të fuqizojë njerëzit që duan të ndryshojnë vendet e komunitetet dhe është një mundësi e artë për zhvillimin e ideve të qëndrueshme sipërmarrëse./I.S

Të fundit

Avokati nxjerr zbuluar Berishën/ Ja si po tenton t’i shpëtojë dorëheqjes

Në një intervistë avokati Edmond Pretaj ka hedhur poshtë pretendimet për ekzistencën e të ashtuquajturit “treni bullgar” në zgjedhjet...

Hajrulla Çeku caktohet kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinën

Partitë politike kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave të Kosovës, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me...

Tre vlonjatët që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare do nderohen nga Bashkia e Vlorës

Komisioni Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për tre personalitete, përfshirë Mira...

A do të ketë reshje shiu?/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta...

Çfarë ndodh nëse bombat godasin depozitat e uraniumit në Iran?

Ashtu siç ndodhi me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe përfshirjen, në atë rast, të centraleve bërthamore civile në Zaporizhzhia dhe të impiantit fantazmë...

Lajme të tjera

Web TV