E hoqi nga Instagrami/ Armaldo “përplaset” me balerinën: Kur të flet goja para mendjes…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë provave të kësaj jave, Marjana u shfaq e mërzitur nga Armaldo Kllogjeri. Ajo e kritikoi këngëtarin e njohur për sjelljen e tij.

“Heqja nga Instagram-i më ka mërzitur, që vjen turivarur në prova më ka mërzitur, mënyra si më drejtohesh në skenë më ka mërzitur”, tha ajo.

Këtë të premte, artisti kërceu në ritmet e këngës së tij, “O jetë”, që solli atmosferë në skenë, por edhe shumë kritika nga juria për hapat e quick step-it.

Olta Gixhari: Po si nuk këndove asnjë fjalë të këngës

Armaldo Kllogjeri: Në kanto dhe balet është e ndaluar kjo gjë

Olta Gixhari: Po unë kam parë shumë balerinë që kur kërcejnë, edhe këndojnë

Ilir Shaqiri: Quick step-i më i gjatë i historisë së kërcimit. Çfarë note do?

Armaldo Kllogjeri: Po çfarë të duash o burrë

Ilir Shaqiri: Mua më pëlqen shumë optimizmi yt

Lori Bala: Merre pak më seriozisht se na duken të gjitha kërcimet njësoj

Në përfundim, Armaldo mori 21 pikë nga juria.

Menjëherë pas pikëve, Armaldo debatoi me Lorin dhe Ilirin, madje iu drejtua duke u thënë “po lini nam”, lidhur me faktin që dy anëtarët e jurisë vlerësojnë me pikët e jurisë.

Armaldo Kllogjeri: Ju të dy po lini nam. Po bëni debate personale për kërcimin. Afrojini pak pikët me njëri-tjetrin.

Lori Bala: Pse duhet të bëjmë kompromis?

Armaldo Kllogjeri: Që një të japë 8 pikë, një 3…

Ilir Shaqiri: Ta shpjegova edhe radhës që shkoi, Lori ka një diapazon tjetër gjykimi, unë një tjetër. 3 im për të jetë për ty si 8 e Lorit.

Armaldo Kllogjeri: Unë mendoj se është çështje shijeje dhe mënyrën si ju e shikoni

Lexo edhe :  Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Ilir Shaqiri: Nuk je profesionist. Unë një ditë mund të këndoj para teje, 3 pikë nga ty, mua do më duken 30!

Valbona Selimllari: Jemi të katërt të ndryshëm. Unë dhe Olta nuk gjykojmë teknikën si Lori dhe Iliri, por gjykojmë ndjesinë, korrektësinë.

Armaldo Kllogjeri: Kjo mua më lë të kuptoj që i shihni me sy relativ

Bora Zemani: Nuk mund të jenë të gjithë në një mendje, prandaj kemi 4 anëtarë jurie të ndryshëm

Valbona Selimllari: Hajde këtu herën tjetër dhe na sfido, lëri llafet!  /    S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

Lajme të tjera

Web TV