Niveli i ri i kursit, Leku forcon pozitën ndaj Euros

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monedha europiane ka qëndruar në të njëtin nivel përgjatë të gjithë muajit tetor.

Mesa duket kjo mund të jetë një balancë e re e kursit të këmbimit midis euros dhe lekut.Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që prej 2 tetorit euro nuk ka tejkaluar nivelin e 105 lekëve duke pësuar luhatje minimale.

Më herët Banka e Shqipërisë ka theksuar se nuk do të kemi më rikthim të kursit të këmbimit të euros mbi 120 lekë dhe se do të vendosej një balancë e re në këmbim. ky rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit.

Në fund të këtij muaji euro pësoi një forcim të menjëhershëm duke u këmbyer me mbi 110 lekë.

Të dhënat e kursit të këmbimit të Bankës Qendrore tregojnë ndër të tjera se edhe muaji tetor po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valuator pasi edhe pse periudha e pikut e sezonit turistik ka kaluar, monedha europiane nuk ka arritur të pësoj një forcim të qëndrueshëm.

Kjo shpjegohet me faktin se efekti i turizmit në kursin e këmbimit tashmë është më i zgjatur në kohë. Numri rekord i turistëve të huaj këtë vit ka bërë që valuta në tregun shqiptar të vijoj të mbetet e lartë.

Banka e Shqipërisë ka tërhequrderi më tani rreth 210 milion euro për efekt të rezervës por edhe për të ulur nivelin e qarkullimit të monedhës europinae në vend.

Në total blerja e valutës për këtë vit parashikohet që të arrijë në total në 300 mln euro./ S.M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV