“Sporti si motor zhvillimi”, Rama: Për rindërtimin e Thumanës u bashkuan shumë forca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një konferencë mbi sportin si motorin e zhvillimit në Thumanën, e cila dikur u shkatërrua nga tërmeti dhe tani është rindërtuar.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se për rindërtimin e Thumanës u bashkuan shumë forca. Sakaq, Rama ka theksuar se në fillim shumë persona ishin mosbesues, por që tani janë duke e parë nga afër zhvillimin.

“Mosbesimi ishte total dhe t’ju thoshe atyre që do i bëj të gjitha, do i bëj më mirë, ishte si t’i thoshe do i bëj të gjiitha, po hajde tani dëgjoni dhe ca rrena. Edhe një ndër gjërat që ju thash atyre që diskutuam atë natë se njeri kishte një merak për fushën, i thash do bëj më shumë fusha. Edhe u bën gjërat, por sepse u bashkuan shumë forca. Unë nuk mund të rri pa përmendur fondacionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe Ilir Hoxholli që i ka ndejtur mbi kokë projektit.

Në fund rezultati ishte i kënaqshëm për njerëzit, por nuk është i kënaqshëm për ne. Sepse për ne tani e rëndësishme si ta mbajmë gjallë dhe si ta kthejmë në një traditë këtë që po bëjmë sot. Si ta bëjmë të gjithë këtë kompleks, një kompleks që jetohet në mënyrë të vazhdueshme, që jetohet jo vetëm për aktivitetin sportiv nga fëmijët në mënyrë spontane, por dhe në mënyrë të organizuar nga të tjerët. Dua ta falenderoj Fidelin që e bëri të mundur ardhjen e të gjithëve ju këtu. Sepse është më e lehtë ta shikoni nga afër dhe të kuptoni se çfarë mund të bëni”, u shpreh ai./I.S

Të fundit

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni...

“Rama e ftoi të bëhej ministër, Lapaj refuzoi”

Gazetari i A2, Anesti Bajramemaj, zbuloi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi...

Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen planet

Fjorela Beleshi ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Dangllin detaje nga kampi rozë, aty ku prej ditësh tashmë janë mbërthyer nga ethet...

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV