Çfarë ndodhi në rusi? Qindra protestues pro-palestinezë bllokojnë aeroportin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra protestues anti-hebrenj sulmuan aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin e Dagestanit – të banuar me shumicë myslimane – përderisa disa brohoritën slogane kundër hebrenjve drejtuar pasagjerëve që arritën në një fluturim nga Tel Avivi më 29 tetor.

Policia mbërriti në aeroport pas trazirave, ndërsa zyra e Ministrisë së Brendshme në këtë qytet tha se përforcimet, përfshirë njësitë e Gardës Kombëtare, po dërgoheshin për të “garantuar sigurinë” e pasagjerëve që arritën, sipas kanalit Baza në Telegram.

Protestat kundër hebrenjve kanë shpërthyer në disa qytete të Dagestanit, pasi ka nisur lufta mes Izraelit kundër grupit militant palestinez, Hamas, që udhëheq me Rripin e Gazës.

Konflikti në Lindjen e Mesme shpërtheu pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerrë. Izraeli është hakmarrë duke nisur një fushatë ushtarake kundër Gazës, që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 8.000 persona në këtë enklavë dhe ka shkaktuar shkatërrim të madh në këtë territor.

Ministria e Jashtme izraelite më 29 tetor kërkoi që Rusia të mbronte izraelitët dhe hebrenjtë dhe të arrestonte këdo që i kërcënon ata.

“Izraeli pret që autoritetet ruse të mbrojnë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë dhe të veprojnë me vendosmëri kundër rebelëve dhe kundër nxitjes së dhunës kundër hebrenjve dhe izraelitëve”, thuhet në një deklaratë.

Më 29 tetor, videot dhe fotot nga vendi i ngjarjes të publikuara nga Realitetet e Kaukazit të Radios Evropa e Lirë shfaqën protestuesit duke hyrë në pistën e aeroportit dhe duke tentuar të hynin në avionin që aterroi nga Tel Avivi.

Lexo edhe :  “Do largohem vetë, por jo pa...”/ Trump kërcënohet me jetë nga një emigrant

Autoritetet thanë se aeroporti është mbyllur për fluturimet, ndërsa policia thuhet se ka bllokuar komunikimet në zonën e aeportit për të parandaluar turmën që të koordinohet për veprime të mëtejme.

Një kanal Telegram i lajmeve lokale raportoi se protestuesit po përpiqeshin të kontrollonin identitetin e pasagjerëve që vinin, duke u përpjekur të parandalonin hebrenjtë të largoheshin nga aeroporti, duke përfshirë edhe duke kontrolluar automjetet policore.

Zyrtarët në Dagestan akuzuan “armiqtë e Rusisë” për nxitjen e ndjenjave antisemitiste pasi Qendra e Koordinimit të Myslimanëve të Kaukazit të Veriut u bëri thirrje autoriteteve të ndalojnë refugjatët nga Izraeli të hyjnë në këtë rajon, raportoi Caucasian Knot.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se “sa i përket ngjarjes në Makaçkala, do të përcaktohet identiteti i të gjithë atyre që morën pjesë në trazira, pasi aeroporti vëzhgohet nga kamerat”.

Tubimet antisemitike u mbajtën gjatë fundjavës në qytete të tjera të Kaukazit të Veriut dhe protestuesit kundërshtuan fushatën ushtarake të Izraelit.

Më 28 tetor, u mbajt një tubim në Cherkessk, kryeqyteti i Republikës Karachayevo-Cherkessia, duke kërkuar që banorët e Izraelit të mos lejohen të hyjnë në republikë.

Natën e 29 tetorit, banorët e Derbentit në Dagestan protestuan pas raportimeve të rreme për vendosjen e refugjatëve nga Izraeli në hotelet lokale./e,tttttt

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV